Tuesday, November 8, 2016
Kënetat
Këneta është pjesë tokësore e ngopur, ose e mbuluar me ujë dhe bimë specifike të cilat u janë përshtatur kushteve të lagështisë së madhe. Kenetat formohen ne kushtet e nje klime me lageshtire te madhrshkueshme dhe pa nje rrjedhje siperfaqsore.Si rrjedhim i teprices se ujit zhvillohet nje bimesi higroite qe favorizon procesin e formimit te turbes..
Lidhur me kete vecori shpesh kenetat emertohen si nje formacion biogjeografik ujor i paajruar,bimet e se ciles ne vend qe te mineralizohen,pra zberthehen, ne te kundert ato turbifikohen.
Ne qoftese ekzistojne kushtet e siperpermendura kenetat mund te formohen ne gropat liqenore,ne lugina te lumenjve,ne zonat e pyllezuara, ne pjerresite e kodrave e te maleve etj..
Kenetat mund te formohen ne fazen e fundit te evolucionit te liqenit, kur ne to ndodh nje faze e zhvillimit te akumulimit.Me intensifikimin e procesit te akumulimit ne bazenin liqenor, bimesia ujore intensifikohet,ngrihet mbi nivelin e ujit dhe ne nje moment te dhene ne vend te bazenit liqenor,formohet nje mocal me vegjetacionin e tij karakteristik me kallama, myshqe etj.. Ne kete faze emertohet si "mocal barishtor"Me kohe mocali fillon e lartesohet nga depozitimii barishteve qe e kane mbaruar ciklin e tyre jetesor duke sjellur keshtu,rritjen e depozitimit te turbes. Kallamat dendesohen gjithmone e me shume. Mocali kalon keshtu ne fazen e pyllezimit.Por vjen nje kohe qe siperfaqen e mocalit e ze myshku "sphagnium" Myshky perhapet shume e pengon ajrimin e rrenjeve te bimeve dhe cojne keshtu drejt tharjes se tyre.
Sipas kushteve te ushqimit kenetat ndahen ne tre grupe kryesore:
eutrofe
mezotrofe
oligotrofe.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment