Pages

Saturday, October 22, 2016

LUMI AMAZON


Lumi Amazon është njëri ndër lumenjt më të gjatë në botë. Për shkak të statistikave të ndryshme që ipen rreth gjatësisë së tij ne do të marrim vetëm një që na u duket më e saktë ku lumi ka një gjatësi prej 6 180 km dhe i takon pellgut të Oqeanit Atlantik.
Është lumi më i madh në botë për nga sipërfaqja e pellgut me 7 milion km² e barabart me sipërfaqen e Australisë. Lumi ka shtrirje horizontale dhe buron në andet peruane me emrin Maranion dhe si rezultat i rrjedhjes së tij në një zonë me sasi të madhe të reshjeve ky lum ka shumë ujë. Sasia  mesatare e prurjes së lumit Amazon është mbi 200 000m³/s , kurse maksimalja mbi 300 000 m³/s më tepër se të gjithë lumenjt e Evropës së bashku që e bënë atë lumin me prurjen më të madhe në botë.

Sistemi i lumit ka rreth 11 000 degë, 500 prej tyre shumë të mëdha. Për të bër një krahasim të degëve të Amazonit, 17 prej degëve të tij janë më të gjata se lumi Rhein (1230 km) në Gjermani. Pjesa më e madhe e lumit ka rrjedhje fushore gjë që lumi ka krijuar shumë meandra. Gjerësia e tij është e ndryshueshme ajo sillet nga 500 metra deri në 5 kilometra, kurse gjatë shirave zenitale dhe prurjes maksimale në grykëderdhje gjerësia shkon deri në 20 kilometra.

Dëgët e djathta më të rëndësishmë janë: Ukajali, Purusi, Madeira, Tapajos etj. kurse ato të majta janë: Maranion, Rio Negro, Putumayo etj. thuhet se lumi Amazon është i vetmi lum  në botë mbi të cilin nuk është ndërtuar asnjë urë.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates