Pages

Tuesday, November 8, 2016

Materialet magnetike


Termi magnet zakonisht rezervohet për objektet që prodhojnë fushën e tyre të vazhdueshme magnetike edhe në mungese të një fushe magnetike të aplikuar. Vetëm grupe të veçantë materialesh mund ta bëjne këtë. Ka disa lloje magnetizimesh dhe te gjitha llojet e materialeve shfaqin të paktën njërin nga ata. Sjellja magnetike e përgjithshme e një materiali mund te ndryshoje shumë duke u varur nga struktura e materialit, sidomos nga konfigurimi i tij elektronik. Disa lloje sjelljesh magnetike janë vështruar në materiale të ndryshme duke përfshirë:

Materialet ferromagnetike dhe ferrimagnetike janë ato që zakonisht mendohen si magnetë. Ato tërhiqen nga një magnet mjaft fortë sa që tërheqja mund të ndihet. Këto materiale janë të vetmit që e mbajnë magnetizmin dhe bëhen magnetë. Këtu përfshihet: hekuri, nikeli, kobalti, disa aliazhe të metaleve të rralla tokësore dhe disa minerale natyrorë si magnetiti.Materialet ferromagnetike mund të ndahen në materiale "të butë" si hekuri i kalitur, që mund të magnetizohet por vetem perkohësisht, dhe materiale "të fortë" që janë të përhershëm. Magnetët e përhershëm bëhen nga materiale ferromagnetike "të fortë" si alniko dhe ferriti të cilat i nënshtrohen proçeseve të veçanta në një fushë magnetike të fortë gjatë fabrikimit për t'ia rradhitur strukturen e tyre mikrokristaline në mënyrë që të bëhet i vështire çmagnetizimi i tyre. Një shembull i thjeshtë është një magnet tradicional frigoriferi. Materialet ferrimagnetike, që përfshijnë ferritet dhe magnetitët janë të ngjashëm por më të dobët se ferromagnetikët. Ndryshimi ndërmjet ferro- dhe ferrimagnetikëve lidhet me strukturën e tyre mikroskopike të shpjeguara tek magnetizmi.
Materialet paramagnetike, si platini, alumini dhe oksigjeni tërhiqen në mënyrë shumë të dobët nga polet e një magneti. Kjo tërheqje është qindra mijëra herë më e dobët se sa ajo e materialeve ferromagnetike, kështu që mund të zbulohet vetëm duke përdorur instrumenta të ndjeshëm ose magnetë shume të fortë. Ferrofluidët magnetikë, megjithëse janë të përbërë nga thërmija të vogla ferromagnetike të pezulluara në lëng, konsiderohen ndonjëherë si paramagnetikë meqë ato nuk mund të magnetizohen.
Materialet diamagnetike, materiale që shtyhen nga të dy krahët. Të krahasuar me substancat paramagnetike dhe ferromagnetike, substancat diamagnetike, si karboni, bakri, uji dhe plastika, janë akoma më të dobëta në shtyrjen e një magneti. Depërtueshmëria e një materiali diamagnetik është më e vogel se depërtueshmëria e vakumit. Të gjitha substancat që nuk janë në pronësi të një nga llojeve të tjera të magnetizmit jane diamagnetikë. Megjithëse forca e një objekti diamagnetik në një magnet të zakonshëm është shumë e dobët për tu ndjerë, duke përdorur magnetë superpërçues shumë të fortë, objektet diamagnetike si copat e plumbit dhe madje dhe minjtë mund të ngrihen në ajër (levitohen). Superpërcjellësit i largojnë fushat magnetike nga pjesa e brendshme e tyre dhe janë diamagnetikë të fuqishëm.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates