Pages

Saturday, November 12, 2016

Shpimet kerkimore ne hulumtimin e Naftes



Sikurse qymyri edhe nafta është quajtur karburant fosil. Nafta është lëng i trashë si vaji, me ngjyrë të errët dhe erë karakteristike si erë hudhre.

Nafta për nga përbërja e saj kimike, praktikisht ndryshon jo vetëm ndërmjet lokaliteteve të ndryshme por edhe brenda shtresave të ndryshme të një lokaliteti.

Ndër kërkesat më të mëdha që sot bota posedon është rezervat e naftës dhe të gazit, një ndër pasuritë më të mëdha që një shtet mund të ketë janë këto resurse. 

Rëndësia e Naftës dhe derivateve të saja përposë vlerës shoqërore ka edhe vlerë strategjike. Pas krizës së naftës të shkaktuar nga konflikti i Ligës arabe ne vendet e tjera në vitet 70-80 shumë shtete të botës kanë nxierr ligje që parashikojnë rezervat shtetrore të naftës. Me këto ligje regullohet veprimi me rezervat strategjike dhe emergjente të naftës. 

Në vijimë do të prezantojmë të dhënat grafike për rezervat e naftës ekzistuese nëpër tërë botën.

 Rezervat e naftës nëpër botë 


Në Kosovë për kriza të ndryshme janë përcaktuar Rezervat strategjike të derivateve të naftës sasi e derivateve të naftës të krijuara, të vendosura dhe të ruajtura në vende të caktuara, të cilat përdoren dhe shfrytëzohen për furnizim për nevoja dhe në rrethana të veçanta të parashikuara me ligj si dhe Rezervat emergjente të derivateve të naftës sasi e derivateve të naftës të dedikuara për përdorim në raste të fatkeqësive të mëdha natyrore, shoqërore dhe katastrofave teknikoteknologjike.




SHPIMET KËRKIMORE PËR HULUMTIME PËR NAFTË


Në vijimë do të bëjmë përshkrimin se si do të konstruktohet një shpim për nxjerrjen e naftës dhe të gazit.

Nafta u formua nga bimët dhe kafshët të cilat para milionavjetësh kanë jetuar në ujra e deteve, të liqeneve dhe oqeaneve. 
Lëndët orgnaike të ketyre mbetjeve, nën veprimin e temperatures dhe shtypje së lartë, paparaninë e okisigjenti, e nën veprimin e mikroorganizmave. 

Ajo mundë të mos gjendej aty ku është formuar sespe gjatë lëvizjes së tokës, bashkë magazine natyror u grumbulluan dhe në rezervare nëntoksore të mbuluara me nënshtresa, shkëmninjësh, të parpaëshkueshëm. 

Përbërsit kryesorë të naftës janë hidrokarburet. Kryesisht arenet, alkanet dhe cikloalkanet.


Procesi i formimit te naftes dhe gazit natyror.

Në naftë gjenden dhe komponime që pëmbajnë okigjen, azot dhe squfur.   
Komponimet e azotit dhe squfurit i japin naftës erë jo të këndshme. Nafta e papërpunuar është lëng me ngjyrë kafe në të zezë, por edhe me ngjyrë të celët. Është më e lehtë se uji dhe nuk tretet në të. Nuk ka pike vlimi të caktuar.

Vetitë fizike të naftës varen nga pëbërja kimke e saj.Eshte perzierje e perbere qe formohet nga gjallesat e vogla bimore e shtazore qe jane shtresuar para miliona vitesh ne fund te deteve te ceketa Nafta nuk qendron aty ku formohet por leviz neper shtresat poroze te nentokes (rranore ose gelqerore). Nen nafte qendron uji kurse mbi te gazi natyror nen trysni te larte.

Nafta nxirret nga thesllsitë e ndryshme të tokës. Ajo del vetë në sipëfaqe të tokës, në formë curili, nëse është nën shtypje të gazeve. Mirpo presioni i gazeve shpeshë here nuk është i mjaftueshëm, prandaj duhet ushtruar presion artificial nga jashtë.

Procesi i pastrimit të naftës dhe përpunimit të saj kalon nëpër tri faza të cilat janë: 

1. Pasttrimi nga uji, nga rëra, dhe paparstëtitë e tjera, me ndihmën e naftësjellës, të cisternave,
kamionëve të transportit hekurudhor ose të tankerëve transportohet deri në rafineri.

2. Distilm fraksional quhet ndarja e një përzierjesh komponimesh në thyesa distilimi, që vlojnë në
kufij të caktuar të temperatures
.
3. Përpunimi i thellë i produkteve të përfituara nga distilimi fraksional me process hidropastrimit,
reformimit dhe krekingut.

GAZI NATYRORË
 Është formuar me shpëbërjen e mbetjeve organike të bimëve dhe të shtzëve të cialt u depozituan në fund të deteve dhe u mbulkuan me shtresa të limituara. Gazi natyror gjindet në afërsi të burimeve të naftës, përbërist kryesorë të gazit janë metani, etani, propani dhe butani.

HULUMTIMET PËR NAFTË DHE GAZ

Ekzistojnë metoda të ndryshme për hulumtimin dhe gjetjen e naftës, por eksploatimi i tij mund të bëhet vetëm përmes metodës së shpimeve të thella, prandaj teknologjia dhe inxhinieria e projektimit të shpimeve të thella për naftë dhe gazë kërkon medomos që të konstruktohen pajisje të veçanta dhe me një siguri të lartë.

Hulumtimet për gjetjen e naftës janë hulumtime të ndryshme por ato që më së shpeshti janë në përdorim janë metodat gjeofizike ose më saktë metodat sizmike për hulumtimin e naftës.
Nafta si produkt zakonishtë gjendet në thellësi të të mëdha të tokës jo më pakë se 2000-3000 metra, por ka raste kur gjendet edhe në thellësi deri në 17600m ku është takuar së fundmi në Siberi.

Hulumtimet për kërkimin e naftës mund të bëhen në tokë dhe në det, hulumtimet kryesishtë janë të bazuara në studimet sizmike si në skemën në vijimë:

Hulumtimet e naftës me metoda gjeofizike.

Kur ne dëshirojmë të bëjmë një sondim sizmik atëherë bëjmë goditjen e tokës përmes vibratorit, ku valët sizmike depërtojnë në thellësi dhe varësishtë nga shtresa valët e reflektojnë dridhjen, ku pranuesi e pranon atë sinjale dhe bënë regjistrimin e shtresëzimeve të tokës.

 Sondimi gjeofizikë.

Varësishtë nga ndryshimi i rezistencës së sinjalit të dërguar bëhet determinimi ose përcaktimi i shtresave të tokës ose formacioneve gjeologjike, e njëjta metodë bëhet edhe në hulumtimin e naftës në detëra ose oqeane si në fotografinë në vijimë.

Sondimet gjeofizike në basene të hapura.

Meqenëse nuk mund të goditet toka në basenet oqeanike ose detërat atëher vibrimi bëhet përmes një eksplozivi të caktuar dhe regjistrimi bëhet në mënyr direkte nga geofonat dhe pastaj interpretimi i tyre bëhet i qartë i shtresëszimeve të tokës.
Interpretimi i regjsitrimeve.

Meqenëse Shpimet janë bazë e çdo hulumtimi gjeologjikë të rezervave të ndryshme, por shpimet për kërkimin e naftës dhe të gazit janë të veçanta duke pasur për bazë thellësinë e shpimeve që duhet kryer, njëkohësishtë është edhe natyra e kujdesit të veçantë për shpimet si dhe nxjerrjen e naftës e veçanërishtë të gazit ngase kavernat e ndryshme mund të bëjnë që gazi të ikë dhe të largohet tërësishtë nga kanali shpues për nxjerrjen e naftës dhe gazit.

Për këtë arsye bëhet përpunim i veçant i këtyre shpimeve se si bëhet do ta shohim në vijimë përmes skemave të paraqitura tre dimensionale.

Platforma detare për nxjerrjen e naftës dhe gazit në detë.

Shpoja për kryerjen e shpimeve në detë.


Për nxjerrjen e naftës dhe gazit të cilat njëra gjendet në gjendje të lëngët ndërsa tjetra në gjendje të gazët,  është pothuajse më problematike nxjerrja e saj se sa vetë shpimi prandaj për nxjerrjen e saj kërkohet që tërë shpimi të jetë i cementuar dhe i mbrojtur nga zgavrat e ndryshme.

Cementimi i shpimit për ruajtjen e naftës gjatë nxjerrjes së tij.

Shpeshherë gjatë përditshmërisë tonë hasim në raste kur baseni naftmbajtës është një drejtim tjetër të caktuar dhe për këtë nevojitet të bëhet një devijacion i shpimit me qëllim që ta kontaktojmë në mënyrë të drejtëpërdrejtë naftën ashtu siç është paraqitur në skemën në vijimë:
Devijimi i shpimeve në drejtim të basenit naftmbajtës.

Në fundi pasi që i tërë shpimi është i përfunduar ai cementohet me një material cementues i cili ngurtësohet në shpejtësi shumë të madhe, cementimi i shpimit bëhet si në skemën në vijimë:

Cementimi i shpimeve.

Pasi që i tërë shpimi është cementuar dhe tani nxjerrja e naftës dhe e gazit është e sigurtë, tani mund të vendoset pompa për nxjerrjen e naftës dhe të gazit e cila duket si në vijimë:

Pompa thitëse e naftës dhe e gazit.

Metoda e eksploatimit ose e nxjerrjes së naftës është e ndryshme dhe varësishtë nga teknologjia ose industria prodhuese por metoda më e lehtë është përmes shfrytëzimit të dendësisë së naftës, ku nafta është më e lehtë dhe çdoherë kalon mbi ujë, mbi këtë parim basenin naftmbajtës e mbushim me ujë ndërsa nafta kalon në sipërfaqe për shkak të dendësisë që e ka ashtu siç është paraqitur në skemën në vijimë:  
Nxjerrja e naftës përmes presimit me ujë.

Pra në këtë mënyrë ne mund ta nxjerrim naftën në thellësi të ndryshme të tokës, prandaj duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre është më se e domosdoshme projektimi i shpimeve dhe siguria e punës me to.



No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates