Pages

Tuesday, November 8, 2016

HIDROSFERA

Uji është një element përbërës shumë i rëndësishëm i planetit tonë. Hidrosfera është mbështjellësi i ujit të tokës, siç na tregon edhe emri i saj (greqisht hydor-ujë, dhe sphaire-lëmsh). Përfshinë tërë masën e ujit në oqeane, dete, liqene, lumenj, moçale, akullnaja, ujin në atmosferë dhe në korën e tokës. Uji është një prej materieve më të përhapura në tokë përkatësisht një prej katër makrokomponenteve të rrethit gjeografik. Ai ka pasur dhe ka rëndësi të madhe në jetën dhe veprimtarinë  ekonomike të njeriut.
Në të kaluarën njerëzve iu ka nevoitur pak ujë, mirëpo në kushtet e tanihsme të zhviliimit tekniko-teknologjik nevojat për ujë po rriten dhe uji po bëhet faktorë i rëndësishëm i zhvillimit. Përfshinë 1/800 e vëllimit të tokës, dhe rreth 70,8% e sipërfaqës së tokës është e mbuluar me ujë. Përveq kësaj uji hyn në përbërjen  e bimëve dhe të të gjitha organizmave. Ajo është e vetmja materie, e cila gjendet në tri gjendje aggregate: të lëngët, të ngurtë dhe të gaztë.
Tër sasia e ujit në tokë vlerësohet në 2100 milion km³, prej të cilave 1370 milion km³ ose 65,2% gjendet në dete dhe oqeane, 24 milion km³ ose 1,2% në të gjithë lumenjtë, liqenet, akullnajat dhe moçalet, rreth 400 milion km³ ose 19% në koren e tokës deri në thellësi 16 km dhe 306 milion km³ ose 14,6% në atmosferë. Tërë uji në hidrosferë gjendet në lëvizje të përhershme përkatësisht në qarkullim të vazhdueshëm.
Hidrosfera gjendet në lidhje të ngushtë me atmosferën, biosferën dhe litsferën. Në ujë është i përhapur ajri i atmosferës, para së gjithash oksigjeni, që bënë të mundur jetesën e gjallesave. Uji në formë të avullit të ujit, të pikzave të vogla të ujit dhe grimcave të akullit gjendet në atmosferë, prej së cilës bie në sipërfaqen tokësore, shkrin shumë elemente kimike, prej të cilaëve është sajuar korja e tokës dhe barten në dete dhe oqeane.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates