Saturday, October 29, 2016
SI FORMOHEN RETË
Në lartësi të ndryshme, dhe në forma të ndryshme i shohim retë, mirëpo pak kush mund të dij saktë përbërjen e tyre si dhe formimin e tyre.
Retë për kah përbërja e tyre fizike janë të ngjashme me mjegullën, d.m.th. përbëhen nga pikëza të imëta të kondenzimit të avullit të ujit dhe të sublimimit të kristaleve të imëta të akullit, por në shtresat e epërme të troposferës. Ndërmjet mjegullës dhe reve nuk ekziston ndonjë dallim qenësor. Mjegulla në realitet është re e përdheshme. Për shembull, mjegulla e formuar në anët malore për vëzhguesin nga viset e ulëta luginore është re.
Që të vie deri te formimi i reve, ajri duhet të përmbajë sasinë e mjaftueshme të avullit të ujit, të ulet temperature dhe në ajër duhet të ekzistojnë bërthamat e kondenzimit, diametric i pikëzave të ujit dhe kristaleve të akullit arrijnë në disa mikrona. Për shkak të rezistencës së ajrit dhe rrymimit vertikal, retë të bartura me rrymimin ajror rrijnë pezull në atmosferë. Nëse elementet e reve (pikezat e ujit dhe kristalet e akullit), rriten atëherë ato bien si të reshura atmosferike nga retë në sipërfaqen e tokës.
Retë ndërmjet veti shumë dallohen sipas pamjes, dhe përbërjes. Klasifikimin e parë të reve e propozoi më 1803 anglezi Luke Govard. Ai të gjitha retë i klasifikoi në katër kategori, shtëllungore, shtresore, puplore dhe të shiut.
Sipas klasifikimit ndërkombëtar të reve ekzistojnë 10 tipe të reve: puplore, puplore-shtëllungore, puplore-shtresore, shtëllungore të larta, shtresore të larta, shtresore të shiut, shtresore-shëllungore, shtresore, shtëllungore dhe shtëllungore të shiut.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment