Pages

Tuesday, November 8, 2016

Delfinët oqeanikë



Delfinët oqeanikë janë një familje e gjitarëve detarë. Delfinët oqeanikë formojnë familjen Delphinidae. Ekzistojnë 30 lloje të gjalla të delfinëve oqeanikë. Delfinët, dhe cetacetë tjerë, i përkasin degës Cetartiodactyla, së bashku me dythundrakëve me majë, ndërsa më të afërmit e tyre janë kuajt e Nilit, me të cilët u ndanë rreth 40 milion vjet më parë.


Delfinët oqeanikë kanë madhësi nga 1.7 m të gjatë dhe 50 kg, si tek delfini i Mauit deri në 9.4 m dhe 10 tonë, si tek balena vrasëse, delfini më i madh i njohur. Disa lloje shfaqin dimorfizëm gjinor, ku femrat janë më të mëdha se meshkujt. Kanë trup aerodinamik dhe dy gjymtyrë të modifikuara në pendë notimi. Edhe pse jo aq fleksibël sa fokat, disa delfinët mund të udhëtojnë deri në 55.5 km/h. Shumica e delfinëve kryesisht udhqehen me peshq, gjithashtu me një numër më të vogël të kallamarëve dhe krustaceve të vegjël, por disa lloje janë të specializuar në ushqyerjen me kallamarë, ose sinë rastin e balenës vrasëse, e cila ushqehet edhe me gjitarët detarë dhe zogjë. Të gjithë delfinët janë mishngrënës. Ata zakonisht kanë nga 100 deri në 200 dhëmbë, megjithëse disa lloje kanë në mënyrë të konsiderueshme më pak.

Delfinët oqeanikë notojë me grupe të mëdha, që mund të numërojnë ehe një mijë individë tek disa lloje. Disa grupe kanë strukturë më të dobët shoqërore, ku individët shpesh vijnë dhe ikin, por disa gurpe janë më të përhershme, të sunduara nga një mashkull dhe një harem me femra. Delfinët komunikojnë me anë të zërit, duke prodhuar fishkëllima me frekuencë të ulët, por edhe duke prodhuar kërcitje brezgjëra me frekuencë të lartë nga 80-220 kHz, që kryesisht e përdorin për ekolokacion. Ngjizja zgjat nga 10 deri në 18 muaj, dhe rezulton me lindjen e një të vogli të vetëm.Disa lloje janë përshtatur mirë zhytjes në thellësi të mëdha. Ata kanë një shtresë yndyre, ose dhjami, nën lëkurë për t'i mbajtur ngrohtë në ujra të ftohtë.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates