Monday, November 7, 2016
REVOLUCIONI I TOKËS
Lëvizja e tokës rreth diellit quhet revolucion (latinisht: revolutio-qarkullim). Toka rrotullohet rreth diellit nga perëndimi kah lindja në trajektore eliptike e cila quhet elipsë (greq. Ekliptis errësim) ose orbitë. Dielli gjendet në vatër (fokus) të elipsës dhe fokusi gjendet afër qendrës së trajektorës. Trajektorja e tokës është e gjatë 940 milion km kurse toka këtë rrugë e kalon për 365 ditë, 5 orë, 48 minuta e 46 sekonda, ose rrumbullak 365 ditë e 6 orë.
Shpejtësia mesatare e rrotullimit të tokës rreth diellti është 29,8 km/s. Mirëpo kjo shpejtësi është e ndryshme pasiqë kur toka është më afër diellit rrotullohet më shpejt 30,3 km/s dhe më ngadal kur është larg 29,2 km/s.
Trajektorja e tokës është ekscentrike, pra gjatë rrotullimit rreth diellit ajo ndonjëherë është më afër e ndonjëherë është më larg. Toka gjendet më afër diellit më 3 janar ku është në distancë 147 milionë km që quhet perihel, dhe më larg tij më 4 korrik në 152 milionë km që quhet afel. Vija e cila bashkon perihelin dhe afelin duke kaluar nëpër vatër të elipsës quhet vijë abside. Ajo paraqet boshtin e gjatë të elipsës që ka jnë gjatësi prej 299 milionë km.
Rrafshin që e mbyll elipsa e Tokës quhet rrafshi i eliptikës. Rrafshi i eliptikës nuk përputhet me rrafshin e ekuatorit qiellor, por ndërmjet vete formojnë këndin prej 23°27'. Vija me anë të së cilës rrafshi i eliptikës me rrafshin e ekuatorit qiellor quhet vijë e ekuinoksit, ndërsa pikat skajore në të quhen nyja ose pika të ekuinoksit. Vija e ekuinoksit dhe ajo abside ndërmjet vete janë normale dhe e ndajnë eliptikën në katër pjesë të pabarabarta, të cilat i përgjigjen katër stinëve të vitit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment