Sunday, October 16, 2016
Komunikacioni
Komunikacioni është një veprimtari ekonomike me shumë rëndësi, njëherit edhe kusht për zhvillim të tyre. Kjo për faktin se pa komunikacion nuk ka turizëm, ose tregtia si degë me rëndësi arrihet përmes komunikacionit.
Sot mund të flitet për lloje të komunikacionit, pastaj për modernizimin e tij në shumë shtete, mirëpo pak kush mund të dij për zanafillen e krijimit të tyre.
Komunikacioni rrugor- prej atyre tokësore është më i vjetri. Zanafillën e ka nga viti 1815, kur anglezi Mark Adam ndërtoi rrugën e parë me bazament të fortë, ndërsa autostrada e parë moderne ndërtohet më 1924 në Itali në mes qyteteve Romë-Padovë e më vonë në Gjermani mes qyteteve Mynih-Frankfurt. Sot këto vende prijnë për nga cilësia e autostradave.
Sot në botë ka rreth 20 milion rrugë bashkëkohore, 6 milion prej tyre në Evropë, në të cilat qarkullojnë rreth 400 milion vetura.
Komunikacioni hekurudhor- është një prej komunikacioneve më të vjetra i cili për herë të parë paraqitet në Angli në vitin 1825 , përkatësisht në mes qyteteve Stokton dhe Darlington. Sot gjatësia e përgjithshme e hekurudhave në botë është mbi 1.4 milion km. Në vitin 1910 për herë të parë në Austri në krahinën e Tirollit paraqitet komunikacioni teleferik.
Komunikacioni ujor- përfshinë shfrytëzimin e lumenjëve, liqenev deteve dhe është i vjetër sa vetë njeriu. Pra, para 6200 vjetësh është lundruar në lumin Nil, dhe para 4500 vjetësh janë ndërtuar anijet e para nga druri.
Komunikacioni ajror- është ndër llojet e reja, më efikase dhe më të shtrenjëta të komunikacionit. Aeroplani i parë u konstruktua nga vëllezërit Rajt në vitin 1903 . Fluturimi i tyre zgjati 260 metra, dhe lartësi 2-3 metra për disa sekonda.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment