Pages

Friday, November 4, 2016

ANDORA


Andora është vend i vogël me rëndësi historike, në Siujdhesën Pirineje në kufirin Spanjollo-Francez. Sipërfaqja e saj është 468km² dhe në të jetojnë rreth 84 mijë banorë. Andora në shekullin e IX bëhet pasuri e ipeshkvit (peshkopit)  Ureglu.
Në shekullin XIII peshkopi, Andorës i jep status politik administrativ dhe gjyqësor. Më vonë Andora bëhet shtet nën kontroll të Francës. Sot kontrollohet prej qeverisë franceze dhe peshkopëve. Punët gjyqësore në këtë republikë i kryejnë dy mëkëbës, njëri i emëruar prej Francës tjetri prej peshkopit.
Andora është e rrethuar me kurora malore me lartësi 3000m. lartësia e saj mesatarë është 1000m, ka kullosa, pyje dhe potencial hidroenergjetik të cilat janë pasuria kryesore e saj. Klima është e ashpër kontinentale, me reshje mesatare vjetore 1000 deri 2000 mm. Sipërfaqet bujqësore të kufizuara në 2% nuk ofrojnë kushte për lavërtari ku kultivohet elbi, patatja dhe thekra. Veprimtaria kryesore ekonomike është blegtoria e deleve dhe dhive. Tepricën e energjisë elektrike e eksporton në Spanjë.


Pas Luftës së Dytë Botërore, ekonomia e Andorës gjithnjë ka shënuar rritje. Këtë shtet në qdo muaj të verës e vizitojnë rreth 70 000 turistë sa për bukuritë natyrore për të shitur apo blerë mall me çmim të lirë, sepse malli nuk i nënshtrohet doganës. Shitblerja bëhet me të gjitha valutat e botës, qofshin ato konvertibile ose jo. Në sheshin kryesor të kryeqendrës Andora La Vella, gjendet tabela impozante e cila tregon këmbimin valuator. Kjo njëher ka ndikuar që në Andorë janë ndërtuar rrugë dhe hotele moderne. Në një vend të vogël si Andora janë rreth 90 hotele supermoderne.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates