Pages

Thursday, November 3, 2016

FOSILET DHE GJENET-PËRHAPJA E POPULLSISË NË BOTË


Shkenca mendon se njeriu i parë është paraqitur në Afrikë, të njejtin mendim kohëve të fundit e ka paraqitur edhe disiplina shkencore e gjenetikës, e mbështetur në fosile dhe në gjene e vërtetuar në institutin për gjurmime arkeologjike Megdonal në Kembrixh. Duke bërë krahasimin e gjeneve është vërtetuar se njeriu në afrikë është paraqitur para 200 000 bjet, fosilet e të cilit janë gjetur në Omo Kibish te Etiopisë. Ky njeri bashkëkohor, ka filluar të lëshoj Afrikën para 50 deri 70 000 viteve.
Drejtimi i mundshëm i lëvizjes së tij Afrikë- Azi ka qenë lugina e Nilit, Sinaji, Deti i Kuq dhe vendoset në hapsirën e Izraelit të sotëm. Brigjeve të Azisë Jugore ka depërtuar deri në Australi para 50 000 vjet. Prej Australisë në Amerikë ka depërtuar para 15 000 deri 20 000 viteve, kur niveli i detit ka qenë i ulur dhe Alaska e Siberia kanë qenë kanë qenë të lidhura me kontinent. Në këtë kohë Amerika Veriore ka qenë e mbuluar me pllaka të akullnajave dhe njerëzit kanë qenë të detyruar të lëvizin brigjeve perëndimore të Amerikës deri në jug.
Përbërja e popullsisë së Evropës është rezultat i proceseve të gjata dhe të fuqishme demografike. Evropa ka qenë e popullzuar që në kohën e akullit. Njeriu në Evropë paraqitet në kohën e pleistocenit, në etapën e deliviumit ‘’homo  diluvi tetis’’ (njeriu është dëshmitar i deliviumit). Nuk dihet ende se prej nga ka ardhur në Evropë njeriu i deliviumit.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates