Pages

Friday, October 28, 2016

Shpellat me te bukura në botë



Planeti ynë ka shumë mrekulli natyrore. Disa prej tyre i kemi para syve, ndërsa të tjerat fshihen nën tokë. Ne jemi mësuar të shohim bukuritë e natyres nën rrezet e diellit. Por udhëtimi më interesant është nën tokë mes shpellave apo minierave të bukura që ndodhen nën këmbët tona. 

1.Shpella e Swallows, Aquismon, Meksikë
Kjo shpellë konsiderohet si më e thella në botë dhe ndodhet 300 metra nën sipërfaqen e tokës. Shpella, e cila është e madhe sa tre fusha futbolli, është e mbuluar me skraja, insekte, gjarpërinj dhe akrepa. Në spanjisht shpella e ka emrin, “Sótano de las Golondrinas” që në shqip do të thotë, Shpella Gëlltitëse, duke ju referuar shumë zogjve që jetojnë në vrimat e mureve të shpellës. Nëse do të krahasonim thellesinë e saj do të ishte me Statujën e Lirisë dhe Kullën Eifel. Këtë shpellë mund ta vizitojnë vetëm ata që tashmë kanë eksperiencë në ekspedita të tilla. Shumë njerëz pasi kanë zbritur poshtë kanë ngritur tenda dhe kanë pritur perëndimin e diellit.

2. Shpella Skocjan, Slloveni
Në Slloveni është gjetur një mrekulli natyrore që thuhet se është rivale e malit Everest dhe Grand Canyon. Shpella Skocjan është formuar nga lloje të ndryshme guri gëlqeror, duke emetuar një pamje në ngjyrë jeshile. Është thënë gjithashtu së është më e bukur në dimër, për shkak se ajri në shpellë është më i pastër. Shpella është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO.

3. Shpella e Fingal-it, Skoci
Shpella Fingal-it, në Skoci, në shikim të parë, duket si katakombet e strehimi të lirë apo si gërmadha të shkatërruara nga ndonjë shpërthim. Por Shpella Fingal-së është në të vërtetë një çudi natyrore me vlerë. Është e vendosur në ishullin e pabanuar të Staffâ në Skoci dhe është formuar nga kolonat e përbashkëta të basalit të ujrave, duke realizuar modelet e saj si blloqe. Kjo  jo vetëm që e bën atë të duket e mërzitshme, akustike por edhe mjaft të frikshme nga brenda. Kjo shpellë mund të jetë një sfidë për turistët për të vizituar ishullin gjatë muajve të ftohtë, kështu që koha më e mirë për të parë është në mes muajve prill dhe shtator.

4. Shpella e mermerit, Rio Tranquilo, Brazil
Në gojën e Rio Tranquilo në Brazil, e cila në shqip do të thotë "lumi i qetë", është gjetur një shpellë që është në zemër të lumit. Shpella prej mermeri është në ngjyrë të kaltër dhe ambienti ka një pamje të qetë. Muret prej mermeri janë formuar nga dallgët e ujit të cilat përplaseshin ndaj shkëmnijëve duke ndërtuar në këtë mënyrë mure me karbonat kalciumi. Ky proces i natyrshëm ka ndodhur për 6000 vjet.
5. Shpella e drerit, Borneo, Malajzi
Borneo është një nga ishujt më unike në botë, kryesisht për shkak se ajo është e ndarë mes tre vendeve në Azinë Juglindore: Malajzi, Brunei, dhe Indonezisë. Në pjesën e Malajzisë është shpella e drerit, e vendosur në parkun kombëtar, Gunung Mulu. Emri me sa duket rrjedh nga drerët që hyjnë në shpellë për të gjetur strehim dhe si pasojë e tërheqjes nga shkëmbinjtë e kripur. Shpella mund të arrihen nga turistët nëpërmjet parkut kombëtar.

6.Reed Flute Cave, Kinë
Peizazhi i madh i Kinës ofron shumë pamjet mahnitëse, edhe pse jo të gjitha janë të hapura ose të arritshme për turistët jashtë qyteteve të mëdha si Shangai, Pekini apo Guangzhou. Por një atraksion i madh për turistët është shpella shumëngjyrëshe në Guilin. Një shpellë me shkëmbinj natyrorë të ndriçuar nga drita me ngjyra, ku stalagmite ngjasojnë me një ylber në errësirë e tërheqin turistë nga e gjithë bota.

7. Shpella e Kyaut SAE, Mianmari
Shpella e Kyaut SAE në mbretërinë e këndshëm aziatike të Mianmari ishte, sipas legjendës, e përdorur si një mbrojtje për vendasit nga mongolët në shekullin e 13-të. Sot, është një tempull budist që qëndron në hyrje të shpellës dhe ky është një vend meditimit për murgjit. Kjo është ndoshta arsyeja pse shumë turistë nuk zgjedhin të bëjnë sipërmarrje në tempull, edhe pse ata janë shumë të mirëpritur për të bërë këtë. Ndoshta solemniteti i tempullit dhe prania e murgjve i bëjnë njerëzit që të mbajnë distancën prej tyre.

8. Shpella e Tham Lod, Tajlandë
Shpella e mrekullueshme e Tham Lod ndodhet në rajonin verior të Tajlandës, në të cilën ujërat e pastërta si kristal të lumit Lang Nam rrjedhin përmes saj. Për ata që pëlqejnë të sfidojnë frikën, shpella është edhe shtëpia e shumë lakuriqëve të natës dhe të një lloj zogu që pëlqen të jetojë në këto shpella. Në muret e shpellës janë gjetur kohët e fundit, disa arkivole  nga druri i “teakwood”, ka shumë të ngjarë që të përmbajnë eshtrat e tribuve mijëra vjet më parë.

9. Shpella e Glowworm, King Country, Zelandë e Re 
Sistemi i shpellave Waitomo është mbi 2 milion vjet i vjetër. Në mesin e shpellave spektakolare gëlqerore, Shpellat Glowworm janë më mahnitëset: krimbat që shkëlqejnë (Arachnocampa Luminosa), që janë të një madhësie sa të mushkonjës gjinden vetëm në Zelandën e Re dhe Australi. Ata rrezatojë në errësirë duke krijuar një pamje unike. Si të arrini atje? Shpellat janë 2 orë larg nga Auckland, 1 orë nga Hamilton dhe 2 orë nga Rotorua.

10. Shpella e akullt Mendenhall, Alaskë, SHBA
Alaska ofron shumë më tepër sesa gjelbërim, ujëra të pastra dhe male të mbuluara me borë. Në këtë shtet të vogël është gjetur edhe Shpella e akullt Mendenhall, e gdhendur nga shkrirja në ujë e akullnajave. Por ata që duan të shohin këtë mrekulli natyrore duhet të nxitojnë për ta vizituar atë, sepse ajo po shkrin ngadalë në sajë të ndryshimit të klimës.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates