Pages

Saturday, October 29, 2016

Perfitojm apo humbim me ndërrimin e orës?!

duhet thënë se ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. 

Si ligj evropian, ndryshimi i orës në këtë rajon u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. 

Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas).



Për shumë vende Evropian, ndërrimi i orës është mjaft i rëndësishëm pasi në shumë nga këto vende siç janë Franca, Zvicra, Gjermania, Austria etj, atje agimi i pare i ditës fillon në orën 8:30, për ketë, kthimi i orës për 60 min në fund të muajit tetor, shumë vendeve evropiane i mundëson fillimin e punës për dritë, ku i bie se agimi i parë fillon jo në 8:30 por në 7:30, ndërsa, në shumë shtete evropiane, në mbrëmje nata bie një orë më vonë, çka bënë që shteti evropian me ndryshimin e orës përfiton 2 orë me dritë natyrale më shumë në sezonin dimëror.
Ndërsa në Kosovë e shtetet e Ballkanit, agimi më i vonshëm i ditës shkon deri në orën 7:45, ku me praktiken e kthimit të orës po e bëjmë në 6:45, çka do të thotë se ne e humbim një orë të ditës natyrale në gjumë gjate çdo dite të çdo sezone dimërore, e anën tjetër në mbrëmje e përdorim energjinë elektrike një orë më herët në raport me shumë vende Evropiane ku ora e parë e muzgut fillon në 17:40 ndërsa në shumë vende të Ballkanit ora e parë e muzgut fillon në 16:40.
...
Sipas analizës së lartshënuar, arrimë në përfundim se praktika e ndërrimit të orës për Kosovën e vendet e Ballkanit nuk është në interes të ekonomizimit të energjisë, përkundrazi, është e dëmshme dhe rrit koston e shfrytëzimit të energjisë dhe humbim mjaft orë të punës, duke quar dëm dritën e natyrale në gjumë të mëngjesit. Praktika e ndërrimit të orës nuk praktikohet as në shtetet e Afrikës, Japonisë, Rusisë, e një pjesë e madhe globit. Aktualisht praktika e ndërrimit të orës praktikohet nga 1/3 e planetit.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates