Pages

Wednesday, October 26, 2016

SI FORMOHET MJEGULLA


Mjegullën e përbëjnë pikëza të imëta të kondenzimit të avullit të ujit dhe kristaleve të imëta të akullta, të cilat rrijnë pezull në shtresën e përdheshme të ajrit dhe zvogëlojnë dukshmërinë horizontale më pak se 1 km. Në qoftë se dukshmëria horizontale është më e vogël se 200 m, atëher është mjegulla e dendur dhe ajo shënohet me shenjën ≡². Nëse dukshmëria horizontale është prej 200-500 m, atëherë është mjegull me dendësi mesatare dhe shënohet ≡¹. Kur dendësia është 500 deri 1000 m, atëher është e rrallë dhe shënohet me ≡°.
Nëse mjegulla gjendet në afërsi të tokës dhe qielli shihet mirë, atëher mjegulla e tillë konsiderohet si mjegullë përdhese. Mjegullat e masave ajrore ndahen në: në të radiacionit dhe advektive.
Mjegullat e radiacionit formohen për shkak të ftohjes intensive të sipërfaqes tokësore dhe të shtresës së përdheshme të ajrit gjatë natës. Më së shumti paraqiten në muajt e vjeshtës, dimrit dhe në fillim të pranverës në kohën e qetë dhe të kthjellët. Lartësia e kësaj mjegulle është 150-400 metra dhe kryesisht paraqitet para lindjes së Diellit, e një orë pas lindjes së tij ka trashësinë, dendësinë dhe shtrirjen më të madhe.
Mjegulla advektive formohet kur masat e ngrohta dhe të lagështa të ajrit kalojnë mbi sipërfaqet e ftohta. Lartësia mesatare e mjegullës është 500 m, madje edhe më shumë. Gjatë dimrit formohen kur ajri i ngrohtë dhe i lagshtë prej detit kalon mbi tokën e ftohtë ose gjatë verës kur ajri i ngrohtë kalon mbi detin e ftohtë.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates