Pages

Wednesday, October 26, 2016

VENDI I LIQENEVE


Finlanda ka një sipërfaqë prej 338 424 km² në të cilën jetojnë 5.4 milion banorë me një dendësi prej 16 b/km². Finlanda është vend amfib dmth vend ujor dhe kontinental. Finlanda është një rrafshnaltë e gjerë, e valëzuar, me klimë të ftohtë dhe pak e banuar. Në tërë hapsirën e saj gjenden liqene të pa numërt dhe sipërfaqe të madhe të pyjeve të pishave. Pyjet mbulojnë 2/3 e sipërfaqes së përgjithshme të territorit të vendit dhe janë pasuritë kryesore që ka shteti.
Popullsia e Finlandës është mjaft homogjene, atë e përbëjnë finlandezët me 93%, që kanë prejardhje hungareze-finlandeze dhe suedezët me 7% që jetojnë në ujëdhesën Aland.
Finlanda është shtet industrialoagrarë. Sipërfaqet e gjëra të pyjeve me dru cilësor, energjia e lirë ujore dhe afërsia e detit kanë kushtëzuar, që në Finlandë të afirmohet industria e drurit. Sipërfaqet pyjore marrin pjesë me 69% që konsiderohet ari i gjelbër i Finlandës. Finlanda ndahet në Laponia Finlandeze, Finlanda Liqenore dhe Bregdeti Finlandez.

Finlanda njihet si shteti i liqeneve pasi ky shtet ka numrinmë të madh të liqeneve në botë. Në të gjenden rreth 187 000 liqene me madhësi të ndryshme, kurse lumenj ka pak kryesisht ndonjë derdhje e ndonjë liqeni.  Liqeni më i madh është Sajma e madhe që ka sipërfaqe prej 4 400 km². Liqene tjerë janë Sajma 1377km², Paijane 1080 km², Inari 1040 km², Pielini 894 km² etj.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates