Pages

Tuesday, October 25, 2016

UJI NË ATMOSFERË


Vlerësohet se në atmosferë gjendet një sasi prej afro 14 000 km³ ujë në gjendje të gaztë, të lëngët dhe të ngurtë. Kjo sasi e ujit mund të arrijë në atmosferë me anë të avullimit prej sipërfaqes ujore (oqeaneve, deteve, liqeneve, lumenjve ) prej tokës si dhe prej transpiracionit të bimëve. Procesi i avullimit ka të bëjë me ndarjen e molekulave të ujit prej masës ujore dhe kalimit të tyre në atmosferë në gjendje të gaztë.  Nëse gjatë 24 orëve është avulluar shtresa e ujit prej 5 mm, atëher kjo do të thotë se prej sipërfaqes 1 m² janë avulluar 5 litra ujë ose 50 m³/ha.
Sasia e avullimit varet nga shumë faktorë si: temperatura, shpejtësia e erës, dhe lagështia relative e ajrit. Avullimi bëhet edhe nga temperaturat më të ulëta, pasi edhe ato paraqesin një sasi të nxehtësisë. Gjithashtu edhe era ndihmon avullimin, pasi në bazë të shpejtësisë ajo bën bartjen e avullit duke mundësuar avullimin e mëtutjeshëm. Avullimi gjithashtu varet nga lagështia relative e ajrit. Nëse ajri është i thatë, avullimi është më i madh, ndërsa kur lagështia relative e ajrit është e madhe, avullimi ëstë më i vogël.
Gjatë ditës sasia e avullimit është e ndryshme, kështu sasia më e madhe është nga ora 12 deri në orën 15, kur temperatura është më e lartë. Ndërsa avullimi zvogëlohet gjatë natës kur edhe arrinë sasinë më të vogël në periudhën e para lindjes së diellit.
Ajri mund të pranojë avullin e ujit deri në kufijtë e caktuar. Kur pranon sasinë më të madhe të avullit të ujit ai bëhet i ngopur. Por nëse ajri i ngopur nxehet ai është në gjendje të pranojë prapë avull uji. Nëse ndodh e kundërta pra zvogëlohet temperature ai bëhet i ngopur dhe kështu dendësohet dhe kalon në bulëza të ujit. Por nëse temperature bie shpejt atëher kemi kalimin e ujit nga gjendja e gaztë në të ngurtë e kjo quhet sublimim.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates