Pages

Monday, November 7, 2016

MOÇALET


Moçalet formohen me mbushjen e baseneve të liqeneve me vegjetacion moçalik prej brigjeve kah qendra, ku shtresa ujëmbajtëse gjendet në thellësi të vogël të sipërfaqes së tokës. Këto paraqesin stadiumin e fundit në evolucionin e liqenit.
Me studimin e moçaleve merret talmologjia ose hidrologjia e moçaleve. Ajo është degë e hidrologjisë. Kushtet e volitshme për formimin e moçaleve janë edhe në luginat e gjera të lumenjve, në të lumenjtë vërshojnë gjatë kohës së nivelit të lartë të ujit, si edhe në brigjet detare të ulëta. Ato karakterizohen me vegjetacion të bujshëm moçalik ( zhavor, kallam, zunkth, myshk, bar të rrallë moçalik dhe dru siç janë verri, mështekna dëllinja e pisha) gjë që varet prej gjerësisë gjeografike të moçalit. Duke u dëmtuar disa pisa pjesë të bimëve, bien në fund dhe shpejt shkatrrohen. Për këtë arsye uji në moçale është i pasur me materie organike, të cilat i japin ngjyrë të verdhë e të murrme. Me rritjen e thartirës organike në ujë, zvogëlohet sasia e oksigjenit dhe e baktereve të ndryshme. Prandaj shkatërrimi i mbeturinave të bimëve në ujë ndërprehet dhe fillon karbonizimi, duke u shëndrruar në thëngjill moçalik –turbë.  Me kalimin e kohës turba mund të shëndrrohet në linjit.
Moçalet gjenden më së shumti ndërmjet 50 - 60° të gjerësisë gjeografike veriore, ku ka mjaft ngrohtësi dhe lagështi për zhvillimin e bimëve. Moçalet përfshijnë një sipërfaqe prej 2,6 milionë km² dhe në këtë sipërfaqe gjenden 14 470 km³ ujë, përkatësisht 0,03% e rezervave nga ujërat e ëmbla të planetit tonë. Më së tepërmi shtrihen në pjesën veriore të Azisë, të Evropës dhe Amerikës Veriore. Nga shtetet dallohet Rusia, në të cilën ekziston një sipërfaqe prej rreth 2 milion km² me moçale. Tash sipërfaqet me moçale janë duke u zvogëluar të cilat po shëndrrohen në fusha pjellore të punueshme dhe në kullota të pasura me bar.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates