Monday, November 7, 2016
EGJIPTI DHURATË E NILIT
Shkencëtari grek Herodoti e përshkruan "Egjiptin si dhuratë e Nilit". Rreth 95% e popullsisë, 65 milionëshe, të Egjiptit jeton brenda një hapsire 20km, nga brigjet e këtij lumi, ose nga delta e tij. Niveli i Nilit ngrihet dhe bie sipas stinëve, duke ujitur dhe përmbytur tokat dhe të lashtat nga brigjet e tij. Në prill-maj lumi është në nivelin e tij më të ulët. Më pas, gjatë muajve të verës, niveli i tij ngritet, për të arritur nivelet e përmbytjes në Kajro. Në tetor. Në këtë kohë, niveli i Nilit mund të jetë rreth 6m mbi nivelin e tij më të ulët.
Egjiptianët e lashtë përdornin ujitjen e basenit, duke ndërtuar arat që mbilleshin me të lashta nga lymi që sillte lumi dhe duke penguar vërshimet me plita (tulla) të ngurtë. Kjo praktikë u zbatua deri në shek. e XIX, kur filloi ndërtimi i digave të përhershme të cilat mundësuan ujitjen me rrjedhje ujore. Këto diga pengonin lundrimin, kontrollonin përmbytjet, zgjeronin sipërfaqen e tokës së kultivuar dhe mundësonin më tepër se një korrje në vit në të njejtën sipërfaqe. E gjithë kjo punë, për ujitje vjetore u bë një shekull.
Në vitin 1968 filloi punën "Projekti I Madh mbi Nil". Mbi Nil u krijua Liqeni artificial "Naser" (në përkujtim të njërit prej udhëheqësve të vendit Abdel Gamal Naser), I cili zgjerohet edhe në Sudan me ç'rast 50.000 banorë largohen nga tokat e tyre. Diga e Asuanit ka rritur sipërfaqen e tokës së ujitur në Egjipt për 50% dhe ka siguruar 40% të elektroenergjisë së vendit.
Lugina e Nilit është oazë e stërzgjatur, e gjerë 5-25km në veri të Kajros zgjerohet në deltë deri në Aleksandri dhe Port Said (port hyrës për në kanalin e Suezit). Miliona fermerë, me vështirësi qe 5.000 vjet sigurojnë jetën, peizazhet fshatre nuk kanë ndryshuar, mjetet e vjetra akoma janë në përdorim, shtëpitë e prapambetura, varfëria, sëmundjet, shkalla e lartë e mortalitetit të foshnjave dhe të ardhura të pasigurta
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment