Monday, November 7, 2016
HONG KONGU
Hong Kongu është një ishull më sipërfaqe 82km², kryeqendra e të cilit është Viktoria piktoreske me portretin e vet. Hong Kongu ka qenë për një kohë të gjatë koloni britanike. Ishujt dhe gadishulli Koulun iu dhane Britanisë nga Kina, në vitet 1841 dhe 1860, por pjesa e mbetur iu dha me qira për një periudhë 99 vjeçare në vitin 1898. Kjo marrëveshje ka skaduar me 1997 kur Britania dhe Kina ranë dakord për transformimin e autoritetit nga Londra në Pekin me 1 korrik të vitit 1997. Me gjirin e tij të shkëlqyer, Hong Kongu, një kohë të gjatë ishtë porti kryesor i Paqësorit Perëndimor, midis Singaporit dhe Shangait. Sigurisht që kinezët kanë mundur ta rimarrin Hong Kongun, me 1940 kur atje fituan forcat komuniste, por Londra e Pekini e panë të arsyeshme të ruanin statuskuonë. Gjatë izolimit kinez, Hong Kongu, Kinës i siguroi një kontakt me perëndimin. Deri në vitin 1950 ishte koloni tregtare, një port i ngarkuar. Pastaj lufta koreane dhe embargoja e OKB-së, Hong Kongut i preu lidhjet e kolonisë me Kinën. Aty u zhvillua industria e lehtë, e paisjeve elektronike dhe e konsumit. Hong Kongu bëhet qendër drejtuese dhe financiare e botës. Aktualisht Hong Kongu është port i rëndësishëm kinëz, ka premtimin nga Kina se do të mund të ruajë statusin e veçantënë përbërje të Kinës, dhe viyioni i tij është që të jenë një Nju-Jork i Kinës dhe si qendër bankare, financiare, tregtare që është një premisë për një burim të ri ekonomik për të.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment