Pages

Friday, November 11, 2016

DITA DHE LLOGARITJA E SAJ


Si njësi themeore e intervalit të kohës, gjithmonë dhe te të gjithë popujt, është marrë dita, e cia paraqet periudhën e një ndërrimi të dritës dhe errësirës, d.m.th. të ditës dhe natës. Filimi i ditës nuk ka qenë i njejtë te të gjithë popujt. P.sh. për babilonasit dhe indusët, fillimi i ditës ka qenë prej lindjes së diellit, te grekët prej agimit të ditës, te ne, te romakët dhe kinëzët prej mesnatës, tek etruskët prej mesditës, ndërsa te çifutët prej perëndimit të diellit.
Në astronomi, me nocionin ditë quhet koha, në të cilën çfardo trupi qiellor rrotullohet një herë rreth bushtit të vet. Kështu dita në planetin Mars zgjatë 24 orë, 37 minuta e 23 sekonda, ndërsa në Hënë zgjatë 27 ditë, 7 orë, 43 minuta dhe 11,5 sekonda. Në të njejtën kohë Hëna rrotullohet edhe rreth Tokës, d.m.th. dita dhe viti në Hënë kanë gjatësi të njejtë.
Sa i përket paneteve të sistemit diellor, Jupiteri edhe pse më i madhi kryen rotacionin për periudhën më të shkurtë për vetëm 9 orë, 50 minuta e 30 sekonda. Kurse Venera e ka rotacionin më të ngadalshëm prej 243 ditë tokësore. Ylli më i afërt i Tokës, Dielli rrotullohet rreth bushtit të vet për 25 ditë, 9 orë, 7 minuta dhe 11 sekonda.
Toka rrotullohet rreth bushtit të vet për 23 ore, 56 minuta e 4 sekonda dhe për shkak të këtij rrotullimi shkaktohet lëvizja e dukshme prej lindjes kah perëndimi, jo vetëm e Diellit, por edhe të gjithë yjeve. Në këtë mënyrë koha, përkatësisht dita, mund të caktohet sipas lëvizjes së dukshme të Diellit, dhe sipas lëvizjes së dukshme të Yjeve.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates