Pages

Friday, November 11, 2016

SIUJËDHESAT MË TË MËDHA NË BOTË

Prej formave bregdetare të cilat kanë shtrirje të madhe në sipërfaqen e tokës janë siujëdhesat ose gadishujt. Ato janë pjesë të tokës të rrethuara nga tri anë me ujë. Për siujëdhesa më të mëdha dhe të shumta dallohet Azia dhe Amerika Veriore, dhe pas tyre vijnë edhe kontinentet tjera.


1 Siujëdhesa e Arabisë është më e madhja në botë e cila shtrihet në mes të Detit të Kuq në Perëndim dhe Gjirit Persik në lindje dhe Detit të Arabisë në jug. Ajo ka 3,2 milionë km² dhe është e ndarë nga 7 shtete ( Arabia Saudite, Kuvajti, Bahreini, Katare, Emiratet, Omani dhe Jemeni).


2 India (Dekani) është Siujëdhesa e dytë më e madhe e cila ka një sipërfaqe prej 2 milionë km² dhe është pjesë e shtetit  me të njejtin emër. Shtrihet mes Detit të Aranisë në perëndim dhe Gjirit të Bengalit në lindje.


3 Indokina si rajon është siujëdhesë në mes të Kinës dhe Indisë nga edhe e ka marrë emrin. Shtrihet në Azinë Juglinore dhe ka një sipërfaqe prej 1,9 milionë km² dhe shtrihet midis Gjirit të Tailandës dhe të Tonkinit dhe Detit të Kinës Jugore.


4 Briri afrikan (Siujëdhesa e Somalisë) konsiderohet si e katërta në botë që ka një sipërfqe prej 1.8 milionë km². Përfshinë pjesën lindore të Afrikës në mes Detit të Kuq, Gjirit të Adenit dhe Oqeanit Indian.


5 Alaska është siujëdhesa e pestë në botë me sipërfaqe 1,5 milionë km² e cila shtrihet në pjesën veriperëndimore të kontinentit amerikan, atje ku Amerika afrohet me Azinë me ngushticën e Beringut. Shtrihet mes gjirit të Alaskës, Detit te Boforit dhe Beringut.


6 Labradori e përmbyllë listen me siujëdhesat më të mëdha. Njëherit është e fundit nga siujëdhesat që ka mbi 1 milion km² përkatësisht 1,4 milionë km². Kryesisht i takon shtetit të Kanadës, në mes Gjirit të Hodsonit, Detit të Labradorit dhe Oqeanit Atantik.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates