Kripësia e ujit (Sanaliteti) është vetia më karakteristike e ujit të Oqeanit Botëror. Me kripësi kuptojmë sasinë e kripërave të tretura të shprehur në gram në një kilogram të ujit të Oqeanit Botëror. Ajo shprehet në për mijë dhe shënohet si ‰. Kripësia mesatare e ujit të deteve është 35‰, d.m.th. një kg të ujit të oqeanit përmban 35 gram kripë të tretur. Nga kripërat në ujë dominojnë kloridet, që i japin shijen e njelmët dhe sulfatet, të cilët japin shijen e idhët.
Në zonat e nxehta sasia e kripës është më rreth 32-35‰, në viset tropike si pasojë e temperaturës së lartë dhe mungësës së reshjeve, kripshmëria arrinë deri 38‰. Kurse duke shkuar nga polet si pasoj ë temperaturave më të ulëta dhe pakësimit të avullimit sasia është më e vogël nën 30‰.
Temperatura e ujit të oqeanit varet nga intensiteti i rrezatimit nga ana e Diellit, por pjesërisht mund të ndikojnë veprimi nëndetar vullkanik, fërkimi i grimcave të ujit, nga brendia e Tokës dhe nga radioaktiviteti natyror i ujit të detit. Uji ka kapacitet shumë të madh të nxehtësisë. Prandaj ai nxehet ngadalë dhe ftohet ngadalë. Temperatura mesatare vjetore në sipërfaqen e Oqeanit Botëror është 17,5°C, ndërsa nëpër oqeane të ndryshme është si vijon: Oqeani i Ngrirë i Veriut 0,8°C, Oqeani Atlantik 16,5°C, Oqeani Indian 17°C dhe ai Paqësor 19,4°C.
Tejdukshmëria e ujit të oqeanit varet nga kthjelltësia e tij, përkatësisht nga sasia e grimcave të suspenduara. Prandaj tejdukshmëria afër brigjeve është më e vogël sesa në hapsirën detare, pastaj detet e ngrohta dhe me kripësi më të madhe janë më të tejdukshme, sepse në ato behemë shpejt kullimi i materialit të suspenduar se san ë detet me ujë më të ftohtë dhe me kripësi më të vogël.
Ngjyra e ujit varet nga thithja dhe shpërndarja e rrezeve të dritës në të. Uji i Oqeanit Botëror me tejdukshmëri të madhe ngjyrën e ka të kaltër të mbyllur. Në ngjyrën e ujit ndikon ngjyra e qiellit, pastaj këndi nën të cilin bien rrezet e diellit, lëvizja e ujit, ngjyrta e fundit të detit. Pastaj derdhja e lumenjve në të.
Shkëlqimi ose fosforeshenca e ujit është dukuri karakteristike vetëm për ujin e detit. Kjo dukuri ndodh për shkak të disa organizimeve që jetojnë në ujtë e detit dhe janë të afta të lëshojnë dritë.
No comments:
Post a Comment