Borën mund ta lëviz dridhja e ajrit të shkaktuar nga krisma e pushkës, shembja e ndonjë shkëmbi, zhurma e lokomotivës, lëvizja e kafshëve, goditja e erës etj. Por orteqet mund të shkaktohen edhe nga ndryshimi i temperaturës midis shtresave sipërfaqësore të borës dhe të atyre që shtrihen pranë tokës. Nëse temperatura e shtresave të epërme është rreth 10°C nën zero, temperatura e shtresave të poshtme është rreth 0°C. për shkak të ndryshimit të temperaturës shkaktohet shkrirja e borës në shtresat e poshtme dhe lëvizja e ujit dhe avullit. Shtresa e borës prane tokës shëndrrohet në masë të lëngshme, hum qëndrueshmërinë, fillon të lëvizë dhe kështu shkaktohet orteku.
Orteqet mund të jenë të thata dhe te lagështa. Orteqet e thata paraqiten shpesh në muajt e dimrit. Ato janë sipërfaqësore dhe në këto lëvizë shtresa e shkriftë sipërfaqësore e mbulesës së borës. Këto lloj orteqësh lëvizin deri 100 m/s.
Orteqet e lagështa lëvizin më ngadal se ato të thata, por për shkak të borës dhe ujit që mbanë në vete kanë fuqi shkatërruese më të madhe se ato të thata duke shkul trungjet e lisave etj.
No comments:
Post a Comment