Pages

Wednesday, November 9, 2016

PLANETI MERKUR


Merkuri është panet më i afërm i Diellit dhe njëkohësisht më i vogli në sistemin e tij. Eshtë larg nga Dielli vetëm 58 milionë km, përkatësisht rreth 2,5 herë më afër se Toka. Por, kjo ësthtë latgësia mesatare pasiqë elipsa e Merkurit ka ekscentricitet të madh, që do të thotë se nga Dielli largohet deri në 69,8 milionë km, dhe afrohet deri në 45,9 milionë km. për shkak të distancës relativisht të vogël të Merkurit nga Dielli, ky panet merr sasi të madhe të ngrohtësisë prej Diellit – rreth 7 herë më tepër se Toka.
Përpara është menduar se rotacioni dhe revoucioni i Merkurit zgjasin për kohë të barabartë, por tani dihet se rotacioni i këtij planeti zgjatë 59 ditë, ndërsa revoucioni zgjatë 88 ditë. Në gjysmësferën  e Merkurit të kthyer kah Dielli temperatura është shumë e lartë. Në këtë pjesë temperaturat lëvizin nga 300°C kur është afër Diellit, deri në 420°C kur është më largë tij. Në gjysmën e pandriquar të planetit temperature mesatare është rreth -70°C.
Atmosfera e Merkurit është e rrallë dhe kryesisht përbëhet nga helium dhe neoni, prandaj shtypja është për 1 000 herë më e dobët se në tokë. Në atmosferën e tij nuk ka avull uji, pra nuk ka reshje dhe nuk ka kushte për jetë.
Sipërfaqja e Merkurit neve nga toka na duket me ngjyrë të murrme. Relievin e përbëjnë lartësitë në formë kupave me prejardhje vullkanike, si edhe thellësitë e kratereve të meteorëve që kanë rënë në këtë planet. Për shkak të qarkullimit të tij, ndërmjet Tokës dhe Diellit vjen deri te paraqitja e fazave të Merkurit, ngjashëm me atë të Hënës. Distanca e vogël e Merkurit nga Dielli dhe paraqitja e fazave të tij e pengojnë studimin e hollësishëm të Merkurit, prandaj për këtë planet dimë relativisht pak dhe nuk ka satelit.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates