Sunday, October 16, 2016
Shkretëtira e Saharesë
Sahara është shkretëtira më e madhe në Tokë e cila përfshinë një sipërfaqe prej 9.2 milion km² ose gati 1/3 e territorit të Afrikës, gati sa Evropa. Sahara është rajoni më i nxehtë në botë ku temperatura mesatare është rreth 30°C. Gjatë ditës temperature arrinë edhe 50°C kurse gjatë natës ajo zbret në 0°C. Si pasojë e luhatjeve ditore të temperarturave shkaktohet pëlcitja e shkëmbinjëve të cilat përcillen më detonim si krisma e pushkës.
Kryesisht hapsira e saj është e rrafshët e zhveshur dhe pambarim, dhe vetëm në pjesët qëndrore hasen male të vetmuara si Ahagar, Air, Tibest etj të cilat arrijnë lartësinë edhe mbi 3000 metra. Kurse disa hapsira zbresin deri nën nivelin e detit.
Materiali i shkrift i ndikuar nga erozioni eolik kanë krijuar forma të ndryshme ranore, vende vende edhe grumbullime (dune) në formë drapri.
Sahara është krijuar si rezultat që rrymat ajrore nga Atlantiku janë të ftohta që nuk mundësojnë avullim të ujit për këtë edhe reshjet janë të pakta. Klima është shkretinore kurse ajo në pjesët veriore dhe jugore kalon në subtropike. Si pasojë e kushteve klimatike hidrografia është e varfër. Në këtë pjesë paraqiten lumenj periodik të cilët kanë ujë vetem në periudhen me reshje kurse thahen në kohën e nxehtë. Këta lumenj quhen UADE. Ivetmi lum i cili kalon shkretëtiren e Saharës tej-përtej nga jugu në veri është Nili. Gjithashtu në këtë rajon gjenden shumë liqene të cilët paraqiten në periudhat e lagshta dhe thahen në periudhen e ngrohtë, këta liqene janë edhe të kripur dhe quhen SHOT.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment