Sunday, October 16, 2016
Tulipanet
Tulipanët janë në mesin e luleve shumë të pëlqyera që moti nga popullsia e viseve të ndryshme të botës. Hapsirat e rritjes natyrale të kësaj luleje janë viset e Afrikës Veriore, Azisë Jugperëndimore e Qëndrore, kurse prejardhja e tyre është nga hapsirat e maleve Hindokush, Pamir e Tien-Shan.
Sot egzistojnë mbi 70 lloje të këtyre luleve të cilat dallojnë për nga ngjyra, kohëzgjatja, gjatësia, numri i gjetheve dhe i petaleve që kanë. Lulet mund të rriten nga 10 deri në 71 centimetra, ndërsa te shumica e llojeve numri i gjetheve sillet nga 2 deri në 6, mirëpo disa specie mund ti kenë edhe deri 12 gjethe.
Më vonë këto lule janë sjellë edhe në Evropë dhe Holanda është njëra prej shtetve evropiane që kultivon këto lloje në masë më të madhe. Këtu tulipanet u sollën nga Persia. Ishte shekulli XIV më saktë viti 1594 kur për herë të parë lulëzojnë tulipanët në Holandë.
Në hapsirat e poldereve në pjesët perëndimore të këtij shteti, më saktë në mes qyteteve Roterdam dhe Amsterdam, gjendet hapsira më e madhe e kultivimit ku një sipërfaqe prej 4000 km² kultivohen perimet dhe lulet. Qyteti i Harlemit është i njohur për shitjen e tyre. Prandaj thuhet se ‘’Harlemi dhe tulipani janë sinonime (dy nocione të pandashme).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment