Pages

Sunday, October 16, 2016

Parashikimi i tërmeteve

DREJT  PARASHIKIMIT TË  TËRMETEVE



       Tema e këtij shkrimi është kopjuar nga shkrimi që ka                      
bërë shkencëtari sizmolog shqipëtar Eduart Sulstarova në Revis- tën ’’Shkenca dhe Jeta’’ për këtë ide të përparuar për njerzimin, kur unë isha në moshën e rinisë. Ishte një artikull që të zgjonte shpresat e mëdha që do të kishte e ardhmja. Sot Ai nuk arriti të shikonte realizimin e ëndrës së tij shumë të vyer dhe që Ai e ushqeu me punën e tij.
  Problemi i parashikimit të momentit të lindjes së tërmeteve në veçanti, si dhe i gjetjes së rrugëve  më efektive e të sigurta  të prognozimit  të vendit dhe të madhësisë së tyre, është bërë tani objekt i një sërë studimesh dhe kërkimesh serioze. Për këtë, shkencëtarët në shumë vende të botës po përdorin një varg teknikash moderne vrojtimi dhe eksperimentimi laboratorik.
  Një zonë me goditje katastrofike tërmetesh rrethon Tokën si një shirit i pashkëputur dhe që përfshin territore të populluara në Meksikë, Algjeri Itali, Shqipëri, Greqi, Turqi, Iran,Afganistan Indi, Kinë, Japoni, Indonezi si dhe territore të tjera, në të dy anët e këtij shiriti magjik. Vetëm gjatë shekullit të kaluar prej tërmeteve bota pësoi më shumë se 1 milion viktima, përveç dëmeve materiale. Kurse nga viti 2000 e deri më sot numërohen afërsisht  600 mijë viktima, duke përfshirë këtu edhe ato të cunamit në Indonezi, që janë të të njëjtit fenomen.
  Le të përmendim disa nga goditjet katastrofike: Në tetor 1980, në Algjeri humbën jetën 2590 vetë prej tërmetit 7,3 R. Po këtë vit, në Itali pati 2735 viktima, 1500 të humbur dhe 7500 të plagosur prej tërmetit 7,2 R. Në nëntor 1967, në Dibër si pasojë  e një tërmeti 7 R, humbën jetën shumë njerëz e mbetën të pastreha 75 mijë familje sepse goditja kishte shtrirje shumë të gjerë. Më  17 gusht 1999, në Turqi një  tërmet  7,8 R shkaktoi mbi 20 mijë viktima. Në  Rusi  7 dhjetor 1988, tërmeti i shkallës 6,9 R shkaktoi 25 mijë viktima dhe 18 mijë të plagosur. Në Iran, më 21 qershor 1990 nga një tërmet i fuqishëm 7,7 R pati 35 mijë viktima e 100 mijë të plagosur. Po këtë vit, në Indi tërmeti 6,4 R shkaktoi 22 mijë viktima.
Në Japoni, më 17 janar 1995 tërmeti me amplitudë 7,2 R shkaktoi 6500 viktima. Në Afganistan, më 4 shkurt 1998 nga një tërmet 6,2 R, rreth 45 mijë viktima përveç të plagosurve e dëmeve materiale. Dhe vitet ikin, e njerëzimi sikur i nënshtrohet më shumë këtyre katastrofave sekondare.
        Nga  numri  vjetor  i  tërmeteve dhe dëmet  që  ata  sjellin, Japonia përcaktohet si vendi  më i prekur në botë. Më 1923 një tërmet i fuqishëm këtu mori  jetën e 142 mijë banorëve si dhe shkatërroi 123 mijë shtëpi.
       
 Edhe më katastrofike janë tërmetet – cunam (quhen kështu prej dallgëve të mëdhaja që krijohen  nga  tërmetet  në det). Cunami në Kamcatka më 1873, zhduku çdo shënjë jete në të gjithë pjesën jugore të gadishullit. Në Japoni më 1896, në krahinën e Sanrikut në brigjet e Paqësorit, cunami me dallgë 30 m të larta përpiu një radhë fshatrash ku pati mbi 30 mijë viktima. Në Tokio në Jakohama, (më 1923) një cunam i fuqishëm përplasi anijet mbi gërmadhat e ndërtësavë të porsa  rrëzuara nga tërmeti që i kishtë paraprirë. Shumë i rëndë ka qënë cunami i Mesinës në Itali (më 28.12.1908) që shkaktoi rreth 200 mijë viktima e  të zhdukur.
 Vetëm në fillim të këtij shekulli kemi tre nga katasrofat më të rënda:
     -26.1.2001. Tërmet 7,5 R në Indi me mbi 200 mijë viktima
-26.12.2003. Tërmet 6,5 R në Iran me mbi 30 mijë viktima
-26.12.2004. Tërmet-cunam në Indonezi me mbi 300 mijë viktima. Me dallgët e tij të larta shkatërroi vijat bregdetare të disa shteteve duke shkaktuar dëme të pallogaritëshme.
 Dhe natyrshëm na lind pyetja: A do të shpëtojë  ndonjë ditë njerëzimi prej tyre? Përveç aparateve speciale që janë krijuar për kapjen e sinjaleve të tyre, shkencëta- rët po punojnë në mënyrë të ethëshme jo vetëm për studimin e ndodhive por ç’është kryesorja në parashikimin ekzakt të tyre. Me të drejtë mund t’i quajmë këto si tentativa për realizimin e një ëndrre të njerëzimit. Para disa vjetësh për këtë qëllim u krijua në Greqi ekipi eksperimentus VAN me inisiativa të vështira dhe pozitive. Por ai u shpërbë se nuk po jepte “fruta” të shpejta. Sidoqoftë kjo linjë duhet konsideruar si më e avancuar e sizmologjisë greke.
  Në Shqipëri shkencëtari gjeolog dhe sizmologu i përkushtuar Eduart Sulstarova ka bërë një sërë studimesh dinjitoze e inkurajuese. Studime të tilla kryhen në shumë shtete të zhvilluar të botës. Në Japoni është arritur disa herë të lajmërohet popullata nëpërmjet radios dhe televizionit 0,5  minuta para fillimit të  tërmetit. Kjo është arritur falë aparateve tepër të sofistikuara që kanë realizuar japonezët.
  Sidoqoftë ende nuk po punohet mbi bazën e një teorie që të shpjegojë në mënyrë të gjithanshme shkaqet e lindjes dhe të veprimit të tyre. Do të ishte e mrekullueshme nëse do të llogarisnim që më parë kohën e shkarkesës sizmike dhe do të jepnim koordinatat e territorit të këtij tërmeti të mundshëm. A nuk do të jenë të mbrojtur banorët e këtyre zonave nëpërmjet njoftimeve të tilla?
  Mijëvjeçari i dytë nuk e arriti dot këtë parapërcaktim të shumëpritur. Po mijëvjeçari i tretë a do ta vonojë? Për këtë qëllim ekzistojnë shumë teori, por më e avancuara është Teoria e Re Gravitacionale e Tokës. Kjo është teoria e përshkrimit deskriptiv të proceseve e fenomeneve në lëvizje e transformim. Kjo jep mundësinë e parallogaritjeve të vlerave sizmike në pika të ndryshme të Tokës. Deri tani janë mundësuar pak parashikime ekzakt tërmetesh nëpërmjet saj. Matematizimi më i thellë i Teorisë si dhe bashkëpunimi me shkencëtarë të fushave të përafërta do të sjellë realizimin edhe të kësaj  ëndërre të njerëzimit. Sipas kësaj teorie shumë shpejt do të fillojë rilevimi nëntokësor i teritoreve të njohur sizmik. Ky do të jetë një nga sukseset e mijëvjeçarit të tretë që do të mundësojë para përcaktimin preçiz të tërmeteve.

PARASHIKIM  TERMETI
Me dt.12.10.2016 është Përmëndur se qysh nga dt.1.shtator.2016 nuk ka rënë në glob tërmet i fuqishëm në vlerën 7R, deri më sot

 Sipas llogaritjeve me metodën e re, është parashikuar  tërmeti I fuqishëm me vlerën mbi 7R më dt.15.Tetor.2016 qe ashtut edhe ndodhi.
Është then se Më dt.16 do ketë një me vlerë më vogël, kjo edhe ndodhi sot në mengjes pastaj dt.17 dhe 18 do ketë me vlerë nën 6R, kurse data 19.10.2016 do ketë përsëri tërmet mbi 7R.shkruajti Frederick Bliça në f.b. për të kontrolluar edhe vehtveten.
Athinë 12.10.2016                                        
                                 

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates