Saturday, October 15, 2016
5 lumenjët me te Shkurtër në botë
Zakonisht jemi mësuar që të flasim dhe mësojmë në gjeografi për shtetet më të mëdha, malet më të larta, lumenjt më të gjatë. Mirëpo rrallë herë na shkon nëpër mendje që të flasim apo të dimë për gjërat më të vogla apo të shkurta.
Nëse pyesim nxënësit, apo edhe disa më të moshuar, ata mund të dinë ndonjë lum i cili është nga më të gjatit në botë. Mirëpo asnjëherë nuk mund të dinë nëse do të pyeten se cilët janë lumenjt më të shkurtë në botë. Më poshtë do të paraqesim 5 lumenjt më të shkurtë në botë.
5 Lumi Vrelo në Serbi ka një veqanti pasi ka gjatësinë e njejtë me numrin e ditëve të vitit, pra 365 metra e nganjëherë e quajnë edhe lumi vit. Përkundër gjatësisë së vogël ai ka të gjitha karakteristikat e një lumi të madh. Është degë e lumit Drina ku derdhja në të është në formë ujëvare.
4 Lumi Bain gjendet në Angli përkatësisht në Jorkshirin verior dhe është degë e lumit Witham, kurse gjatësia e tij është vetëm 252 metra. Përkundër gjatësisë së vogël lumi është i pasur me lloje të peshqve si ngjala, krapi,trofta e kaft etj.
3 Lumi Fiumelate është lum në Italinë veriore i cili ka një gjatësi 250 metra dhe buron nga një zgavër afër liqenit Komo. Nga italishtja në shqip emri i tij do të thotë lumi i qumështit për shkak të ngjyrës së tij.
2 Lumi D është lidhës në mes liqenit të Djallit dhe Oqeanit Atlantik dhe gjendet në Oregon të SHBA-ve. Ka një gjatësi prej 130 metra dikur më i shkurti në botë mirëpo këtë epitet ia mori një lum tjetër në vitin 2006.
1 Lumi Roe që nga viti 2006 është lumi më i shkurtë në botë me një gjatësi 61 metra i vendosur nga libri i rekordeve Guines. Gjendet në SHBA dhe është një degëzim që shkëputet nga lumi Misuri dhe pas rrjedhës së tij derdhet prap në të
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment