Pages

Monday, October 24, 2016

LUMENJTË E SHQIPËRISË


Lumenjtë e Shqipërisë me sasi të madhe të ujit. Prurja e përgjithshme mesatare vjetore e tyre është 1308m³/sek, që i përgjigjet një vëllimi vjetor prej 41250km³. Ushqimi i lumenjëve të Shqipërisë sigurohet nga reshjet sidomos shiut (69%) dhe pjesa tjetër nga ujërat nëntokësore (31%).
Shqipëria përshkohet nga një rrjet i dendur lumenjësh të cilët në rrjedhjet e sipërme kanë karakter malor me rrjedhje të shpejtë dhe forcë të madhe erozive, kurse në rrjedhje të poshtme kanë karakter fushor. Lumenjtë e Shqipërisë në pjesën më të madhe i takojnë pellgut të Detit Adriatik, një pjesë Detit Jon dhe një përqindje e vogel Detit të Zi.
Drini është lumi më i madh i Shqipërisë dhe i gjithë bregut lindor të Adriatikut dhe Jonit si nga sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës ashtu edhe nga gjatësia dhe sasia e ujit. Ai formohet me bashkimin e Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi .
Sipërfaqja e pellgut ujëmbledës është 14173km², prej të cilave 5870km² shtrihen në territorin e Shqipërise ndërsa pjesa tjetvr nv Kosovë, Maqedoni dhe Greqi. Gjatësia e tij është 285km dhe është lumi më i gjatë i vendit.
Buna është i vetmi lum fushor i Shqipërisë i cili buron nga liqeni i Shkodrës. Menjëherë mbasi del nga ky liqen bashkohet me Drinin. Derdhja e lumit Drin në Bunë pengon shkarkimin e lirshëm të ujërave të liqenit të Shkodrës dhe në disa raste krijon edhe rrjedhje me drejtim të kundërt. Gjatësia e tij është 44km dhe është i vetmi i lundrueshëm në Shqipëri.
Mati buron nga mali i Kaptinës së Marteneshit. Ai ka një gjatësi 144km, një sipërfaqe pellgu ujëmbledhës 2441km². degët kryesore të tij janë Fani dhe Uraka.
Shkumbini renditet ndër lumenjtë më të rëndësishëm të Shqipërisë. Gjatësia e tij është 181km dhe sipërfaqe pellgu 2444km². Shkumbini formohet nga bashkimi i dy përrenjëve të vegjël të cilët rrjedhin nga shpatet lindore të masivit malor të Valmarës dhe të Kamjes.
Semani formohet nga bashkimi i Devollit me Osumin që nga përmasat janë lumenj të pavarur. Ai ka një gjatësi prej 281km (nga burimet e Devollit) dhe një sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës prej 5949km².
Vjosa është lumi më i madh i Shqipërisë Jugore dhe një ndër lumenjtë më të mëdhenj të Shqipërisë, sidomos nga prurjet. Gjatësia e saj është 272km, shtrihet brenda territorit të Shqipërisë ndërsa një pjesë më e vogël në Greqi.
Lumenj tjerë më të vegjël janë: Erzeni, Osumi, Valbona, Drino, Shushica, Devolli etj.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates