Pages

Monday, October 24, 2016

KUFIRI I BORËS




Bora bënë pjesë në reshjet e larta dhe bie pothuajse në të gjitha gjerësitë gjeografike. Derisa në viset polare bora është dukuri e zakonshme në gjerësitë e mesme ajo paraqitet në gjysmën e ftohtë të vitit, kurse në viset tropikale ajo paraqitet vetëm në viset e larta malore.
Breti në të cilin sasia e të reshurave në formë të borës është e barabartë me shkrirjen dhe avullimin e saj quhet kufiri i borës ose vija e borës. Pra në kufirin e borës bilanci i grumbullimit dhe harxhimit është i ekuilibruar.
Nën kufirin e borës tërë sasia e borës që ka rënë është shkrirë gjatë verës, përkundër kësaj në hapsirat mbi kufirin e borës bie sasi më e madhe e borës e cila nuk mund të shkrihet dhe bora qëndron gjatë tërë vitit. Hapsira mbi kufirin e borës quhet hionosferë.
Kufiri i borës nuk është i njejtë në të gjitha viset e planetit, kështu në viset e ngrohta dhe të thata ai është në lartësi të mëdha, ndërsa në viset e ftohta dhe të lagështa ka lartësi më te vogël. Në male afër ekuatorit bora shkrihet në lartësi 4500 m, në Alpe 3000 m, në Tokën e Re rreth 600 m, kurse në Grenlandë në nivelin e detit.

Jo vetëm lartësia mbidetare ndikon në kufirin e borës, këtu llogariten edhe faktorë te tjerë siq është afërsia me detin. Kështu malet më afër detit e kanë kufirin e borës më lartë se ato që janë më largë. Shembull Pirinejet, Tien-Shani dhe Kaukazi shtrihen në të njejtën gjerësi mirëpo kufiri i borës ndryshon. Në Pirineje është 2800 m, Kaukaz 2900-3500 m dhe në Tien-Shan 3500-4500m

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates