Pages

Thursday, November 3, 2016

PËRBËRJA KIMIKE E ATMOSFERËS

Atmosfera është përzireje mekanike e gazeve pa ngjyrë, pa shije dhe pa erë. Deri te zbulimi i barometrit nga ana e Torriçelit më 1643 është konsideruar se ajri është një trup pa peshë. Por, ajri ka peshën e vet. Konsiderohet se masa e përgjithshme e atmosferës është 5,9 trilionë tonë. Në shekullin XVIII janë zbuluar dy përbërësit kryesorë të atmosferës: azoti dhe oksigjeni, e me këtë është vërtetuar që atmosfera nuk është gaz homogjen, por përzierje mekanike e gazeve të përhershëm. Në shekullin XIX zbulohen edhe përbërësit tjerë të atmosferës si: argoni, helium, neoni, ozone, kriptoni, ksenoni, radoni, hidrogjeni etj.
Disa gaze janë me vëllim të përhershëm, ndërsa të tjerat janë me vëllim të ndryshueshëm. Me vëllim ose sasi të njejtë janë: azoti, oksigjeni, ksenoni, kriptoni, neoni, helium etj, ndërsa me sasi të ndryshuar janë: dioksidi i karbonit, ozone, radoni etj. Përbërja e atmosferës ndryshon sipas lartësisë. Shtresa në afërsi të tokës përbëhet kryesisht nga azoti (78,08%) dhe oksigjeni (20,95%). Bashkërisht këto dy gaze e përbejnë 99,03% të atmosferës së thatë. Me pakicë janë të pranishëm argoni (0,93%), dioksidi i karbonit (0,03%) dhe të ashtuquajturat gazet e rralla kriptoni, ksenoni, heliumi, hidrogjeni, ozoni, radoni, metani, neoni, etj. me 0,01%.
Rëndësia e gazeve për porceset në atmosferë dhe efektet e tyre në sipërfaqen tokësore nuk varen nga pjesëmarrja vëllimore në përbërjen e atmosferës. Kështu p.sh. dioksidi i karbonit i cili merr pjesë me sasi të vogël, ka ndikim të madh në proceset atmosferike. Ai absorbon rrezet valëgjata dhe ka ndikim të madh në bilancin e rrezatimit, ndërsa azoti, i cili është përbërësi kryesor i atmosferës, shumë pak ka ndikim në proceset atmosferike. Pastaj oksigjeni me përbërje mesatare ne atmosferë luan rol të rëndësishëm në proceset atmosferike. Sikur në atmosferë të kishte më shumë oksigjen, djegia do të ishte më e shpejtë në natyrë, kështu që jeta do të ishte më e shkurtër. Në të kundërtën me oksigjenin, azoti e zvogëlon veprimin e djegies.
Në shtresat e poshtme të atmosferës ekziston avulli i ujit i cili mund të jetë prej 0,01% deri në 0,4%, varësisht nga kushtet e ndryshme, të cilat ndikojnë në sasinë e tij. Në këto shtresa gjenden thërrmija të pluhurit dhe erëra nga viset e thata shkretinore dhe stepore i çojnë në lartësi të mëdha thërrmijat e vogla të pluhurit dhe ato i bartin mijëra kilometra larg. Kështu për shembull pluhuri nga Sahara arrinë në Itali, madje edhe në Evropën e Mesme. Pluhuri dhe hiri mund të jetë edhe nga vullkanet dhe nga djegia e meteorëve.
Pluhuri ekziston në atmosferën e qyteteve të mëdha e veçanërisht në qendrat industrial, si për shembull në Londër ekzistojnë rreth 120,000 grimca të pluhurit në 1cm³ të ajrit, ndërsa ne malet e Zvicrrës ekzistojnë vetëm 550 grimca të pluhurit në 1 cm³ të ajrit.barometrit nga ana e Torriçelit më 1643 është konsideruar se ajri është një trup pa peshë. Por, ajri ka peshën e vet. Konsiderohet se masa e përgjithshme e atmosferës është 5,9 trilionë tonë. Në shekullin XVIII janë zbuluar dy përbërësit kryesorë të atmosferës: azoti dhe oksigjeni, e me këtë është vërtetuar që atmosfera nuk është gaz homogjen, por përzierje mekanike e gazeve të përhershëm. Në shekullin XIX zbulohen edhe përbërësit tjerë të atmosferës si: argoni, helium, neoni, ozone, kriptoni, ksenoni, radoni, hidrogjeni etj.
Disa gaze janë me vëllim të përhershëm, ndërsa të tjerat janë me vëllim të ndryshueshëm. Me vëllim ose sasi të njejtë janë: azoti, oksigjeni, ksenoni, kriptoni, neoni, helium etj, ndërsa me sasi të ndryshuar janë: dioksidi i karbonit, ozone, radoni etj. Përbërja e atmosferës ndryshon sipas lartësisë. Shtresa në afërsi të tokës përbëhet kryesisht nga azoti (78,08%) dhe oksigjeni (20,95%). Bashkërisht këto dy gaze e përbejnë 99,03% të atmosferës së thatë. Me pakicë janë të pranishëm argoni (0,93%), dioksidi i karbonit (0,03%) dhe të ashtuquajturat gazet e rralla kriptoni, ksenoni, heliumi, hidrogjeni, ozoni, radoni, metani, neoni, etj. me 0,01%.
Rëndësia e gazeve për porceset në atmosferë dhe efektet e tyre në sipërfaqen tokësore nuk varen nga pjesëmarrja vëllimore në përbërjen e atmosferës. Kështu p.sh. dioksidi i karbonit i cili merr pjesë me sasi të vogël, ka ndikim të madh në proceset atmosferike. Ai absorbon rrezet valëgjata dhe ka ndikim të madh në bilancin e rrezatimit, ndërsa azoti, i cili është përbërësi kryesor i atmosferës, shumë pak ka ndikim në proceset atmosferike. Pastaj oksigjeni me përbërje mesatare ne atmosferë luan rol të rëndësishëm në proceset atmosferike. Sikur në atmosferë të kishte më shumë oksigjen, djegia do të ishte më e shpejtë në natyrë, kështu që jeta do të ishte më e shkurtër. Në të kundërtën me oksigjenin, azoti e zvogëlon veprimin e djegies.
Në shtresat e poshtme të atmosferës ekziston avulli i ujit i cili mund të jetë prej 0,01% deri në 0,4%, varësisht nga kushtet e ndryshme, të cilat ndikojnë në sasinë e tij. Në këto shtresa gjenden thërrmija të pluhurit dhe erëra nga viset e thata shkretinore dhe stepore i çojnë në lartësi të mëdha thërrmijat e vogla të pluhurit dhe ato i bartin mijëra kilometra larg. Kështu për shembull pluhuri nga Sahara arrinë në Itali, madje edhe në Evropën e Mesme. Pluhuri dhe hiri mund të jetë edhe nga vullkanet dhe nga djegia e meteorëve.
Pluhuri ekziston në atmosferën e qyteteve të mëdha e veçanërisht në qendrat industrial, si për shembull në Londër ekzistojnë rreth 120,000 grimca të pluhurit në 1cm³ të ajrit, ndërsa ne malet e Zvicrrës ekzistojnë vetëm 550 grimca të pluhurit në 1 cm³ të ajrit.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates