Pages

Tuesday, November 1, 2016

KLIMA E KOSOVËS


Kosova ndodhet në brezin e mesëm klimatik verior dhe i nënshtrohet ndikimeve mesdhetare-kontinentale dhe evropiane-kontinentale.
Faktorët klimëformues në Kosovë janë pozita ndaj masave të mëdha kontinentale (Evroazia dhe Afrika), pozita ndaj masave ujore (Oqeani Atlantik dhe Deti Mesdhe), masat ajrore (arktike, tropike, maritime, kontinentale), pozita e Kosovës ndaj sistemeve kryesore barike (maksimumi i Azoreve dhe minimumi i Islandës) dhe faktorët lokal ( relievi, llojet e shkëmbinjve, ujërat dhe bimësia).
Diellosja mesatare vjetore në Kosovë është 2079 orë, ajo mesatare ditore 5,7 orë. Temperatura mesatare vjetore e ajrit është 9°C. Në vendin tonë paraqiten të gjitha format e reshjeve atmosferike. Në Dukagjin sasia e reshjeve është rreth 700 mm, kurse në hapsirën e Kosovës 600 mm, kurse në Bjeshkët e Nemuna 1750 mm.
Në përgjithsi klima e Kosovës është mesatare e nxehtë dhe me lagështi ( klimati C sipas Kepenit). Kjo klimë është e përfaqësuar në dy nëntipa klimatike: 1. Nëntipi klimatik i Dukagjinit, me dimra të butë, me reshje të bollshme të regjimit pluviometrik dhe me ndikime të shprehura mesatare mesdhetare. 2. Nëntipi klimatik i Fushgropës së Kosovës, karakterizohet me dimra të ftohtë, me reshje më të pakta me shpërndarje të barabartë gjatë vitit dhe me ndikime të shprehura të klimatit të mesëm kontinental. Në Alpet Shqiptare dhe Malet e Sharrit e Kopaonik mbizotëron klima subalpine dhe alpine ( klimati D).

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates