Si pasojë e kushteve jo të mira të jetës dhe mungesës së shërbimeve shëndetësore cilësore, si dhe varfëria e madhe bënë të mundur që Afrika të jetë njëri prej kontinenteve më të prekura nga sëmundjet e ndryshme të cilat shuajnë jetën e mijëra njerëzve në këtë kontinent.
Sëmundjet që po vrasin Afrikën janë:
1. Malarja kryeson në listën e sëmundjeve që i rrezikon afrikanët. Është sëmundje me pasoja vdekje prurësë, të cilën e përhap mushkonja Moskite që e zotëron tërë Afrikën Tropikale.
2. Sëmundja Afrikane e Gjumit është sëmundje që e përhap Miza CeCe. Miza infekton kafshët e egra, por edhe bagëtinë, gjallesat tjera dhe popullsinë. Kjo sëmundje është paraqitur në shek XV dhe ka shkatërruar tufa të mëdha të bagëtisë.
3. Ethja e Verdhë është sëmundje tropikale e hapësirave rurale e cila burimin e ka te majmunët afrikan. Këtë sëmundje e përhap një lloj mushkonje. Është paraqitë në vitet e 60-tatë shek. XX në Senegal ku ka shkaktuar mbi 20 000 viktima. Më të rrezikuarit janë fëmijët dhe foshnjat.
4. Bilhariza është sëmundje që e përhap një lloj kërmilli. Ifektohen ata që lahen në ujërat e infektuar nga këta kërmij. Sëmundja shkakton hemorragji të brendshme, dhembje dhe humbje energjie. Prej saj janë të infektuar 200 milionë njerëz, më tepër në Afrikë.
5. Verbëria e lumit shkakothet nga një krimb parazitar dhe e përhap një mizë e vogël. Është sëmundje endemike në brezin e savaneve. Kjo sëmundje verbon një numër të madh të popullsisë afrikane
6. AIDS ka goditur Afrikën më 1970. Duhet të ketë origjinë në Afrikën Ekuatoriale. Burimi i saj mund të vendoset në familjen e majmunëve të pyjeve me lagështi të Zairit. Virusi transmetohet përmes gjakut dhe kontakteve seksuale. Regjioni më i prekur është ai i Afrikës Nënsahariane. AIDS aktualisht ka marrë përmasat e pandemisë.
No comments:
Post a Comment