Australia njihet si tokë e re sepse u zbulua vonë. Emri i saj rrjedhë nga fjala latine ‘‘terra australis‘‘ që do të thotë tokë e jugut. Australia është kontinenti më i vogël ndërmjet Oqeanit Indian në perëndim dhe Oqeanit Paqësor në lindje që e tëra shtrihet në hemisferën jugore. Njëherit është kontinenti më i vogël i tokës me 7.6 milion km² dhe ka një gjatësi lindje-perëndim 4100 km, dhe gjerësi veri-jug 3200 km.Në hartat e ptolomeut, kontinenti i Australisë figuron si ‘’Terra incognita’’ (tokë e panjohur). Gjatë viteve 1801-1803, Methju Flinders dëshmon se kjo tokë është kontinent i ri dhe për herë të parë këtë tokë të madhe në mes dy oqeaneve dhe katër deteve e quajti Australi. Të parët që shkelën tokën e Australisë ishin spanjollët dhe portugëzët në shkë XVII. Më 1770 brigjet lindore të Australisë i shpalli toka të Mbretërisë Angleze Xhejms Kuk. Tetë vjet më vonë në zonën e Sidnejit të sotëm u themelua kolonia e parë angleze.
Në shek XIX u zbuluan rezerva të shumta të arit dhe xeheve tjera dhe kjo ishte koha kur anglezët me të madhe u inspiruan dhe shkuan në Australi. Më 1778 anglezët kolonizuan Australinë. Gjatë shekullit XIX popullsinë e Australisë e përbënin rreth 100 mijë banorë të lirë dhe 27 mijë të denuar, që denimin e vuanin në koloninë e të denuarve që anglezët e kishin krijuar në Sidnej.
No comments:
Post a Comment