Pages

Friday, October 28, 2016

Qarku I qamërisë



Qarku i Çamërisë është një qark në verperëndim të rajonit i Epirit, në Republikën e Greqisë. Kryeqendër administrative dhe urbane i qarkut është Gumenica. Qarku është ndarë midis në tre komuna: Filati, Gumenica dhe Suli. Qarku sot është i njohur me emër të ri Thesprotía.



Lumi i Gliqisë

Qarku i Çamërisë kufizohet në veri me Shqipërinë, me qarkun i Janinës në lindje dhe qarkun i Prevezës në jug. Deti Jon shtrihet në perëndim. Pjesa më e madhe e njësisë rajonale është malore. Shumica e tokës bujqësore është e vendosur në luginat qendror dhe pjesat jugor dhe perëndimor. Dy nga lumenjtë në qarkun i Çamërisë janë legjendare: Kalama dhe Gliqi/Lumi i Gliqisë ose Frar/Lumi i Frarit (njohur edhe si:Akhéron), të rreshtuar me kallamat dhe rrap. Ka edhe dy lumenj të tjerë që janë të rëndësishëm në Çamëri. E para është lumi Vuvo (njohur edhe si:Kokítos), e cila ka burimin e saj në malet të Paramithisë dhe rrjedh në jug nëpër fushën e Paramithisë. E dyta është lumi Pavlë (njohur në Greqi edhe si:Xánthos), që e cila ka burimin e saj në afërsi të fshatit Pavlë (në greqisht; ish: Póvla, sot: Ambelón) që hyn dhe shkon nëpër Shqipëri. Rajoni gjithashtu përmban zonat malore dhe kodrinor me majat më të larta si Shpata (1.644m; riemëruar sot si:Hionístra) dhe Kurilla (1.658m) në verilindje dhe juglindje të qarkut. Qarku i Çamërisë është pjesë e rajonit më të gjerë historike të njohur si Çamëria. Brenda këtij rajoni ka krahina më të vogla etnografike dhe gjeografike. Në qarkun e Çamërisë ato krahinat janë: Kastrinë/a, Ahuret e Filatit, Shkalla e Zorjanit (edhe Shkalla e Filatit), Gropa (edhe Gropa e Kuçit), Grikat (Grykat), Dangu, Shkalla e Sipërme, Shkalla e Poshtme, Suli, Shkopeti dhe Frari.

Klima bregdetare e Qarkut të Çamërisë është mesdhetare. Dimra të ftohtë e një klime gjysmë-alpine dominojnë pjesën lindore dhe lartësi të larta.

Njësit përbërse


Gumenicë


Qarku i Çamërisë është i ndarë në tre komuna. Ato janë: Filati, Gumenica dhe Suli.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates