Pages

Thursday, November 3, 2016

LONDRA


Londra është kryeqyteti i Anglisë edhe Britanisë së Madhe në përgjithsi dhe ësshtë njëra ndër qendrat më të mëdha evropiane dhe botërore. Qyteti ka pozitë shumë të përshtatshme gjeografike dhe shtihet në pjesën juglindore të ujdhesës dhe shtrihet në gjerësinë 51°28' dhe në gjatësinë 0°. Londra gjendet në 7 m mbi nivelin e detit dhe emri i saj rrjedhë nga gjuha kelte që d.m.th. Lon-Don Kështjella në moqal. Vetëm qyteti i Londrës ka 8,6 milion banorë ndërsa nëse konurbacioni i këtij qyteti arrinë deri në 13 milion banorë.

Fillimisht qyteti është ngriturnë pjesën e lartë moqalike të Luginës së Temzës. Moqalet në atë kohë janë shtrirë deri në det, prandaj vetëm në këtë pjesë ka qenë i mundshëm kalimi nëpër lum, prej Anglisë Jugore në atë  Veriore. Londra graviton edhe kah Lamanshi edhe kah Deti Verior. Ky qytet shtrihet në 70 km gjatësi për gjatë brigjeve të lumit Temza dhe 50 km gjerësi. Ajo ka mbi 100 paralagje dhe regjioni urban i Londrës shtrihet në një sipërfaqe prej 1,800 km². Qysh në vitet e 60-ta të shek XX, 32 vendbanime urbane janë futur në Londrën e madhe.
Kështjella e Londrës paraqet simbolin e qytetit. Kjo kështjellë me ngjyrë të bardhë, turistëve u paraqitet në formë të një legjende: gjëja se kështjellën e vizitojnë edhe shpirtrat.
Kuriozitetet tjera janë Pallati Big Ben, Syri i Londrës, Ktedralja Vestminster, Muzeu Madam Tiso etj., ndryshe Londra është qyteti i dytë më i vizituar në botë pas Honk Kongut me 17.3 milion turist (2014).

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates