Pages

Sunday, October 23, 2016

KRAHINAT POLARE


Krahina polare veriore quhet me emrin Arktik, kurse krahina polare jugore quhet Antarktik (Antarktidë). Këto zona shtrihen nga rrethet polare deri te pikat e poleve. Si rajone kanë qenë për kohë të gjatë të panjohura për popullsinë e botës si rezultat i temperaturave që kanë bërë të vështirë arritjen e tyre.


Arktiku shtrihet midis Polit të Veriut dhe dhe rrethit polar të tij. Kjo është hapsira e Oqeanit të Ngrirë të Veriut dhe ujëdhesave në të. Vazhdimisht ka ekzistuar kurreshtja për ta zbuluar dhe njohur këtë rajon e sidomos nga shek. XVI deri në shek. XIX, ku edhe janë bërë përpjekje individuale dhe ekspedita nga Barenci, Hudsoni, Rosi, Bafini, Dezhnjevi, Beringu. Nga të cilët kanë marrë emrin edhe shumë objekte gjeografike të këtyre pjesëve.
I pari që shkeli në Polin e Veriut ishte amerikani Peri më 1909, ndërsa disa vjet më vonë përkatësisht më 1936 fluturoi mbi Arktik Çkalovi. Arktiku nuk është kontinent, por masë ujore e ngrirë (akull), trashësia e akullnajave arrinë në qindra metra. Kjo si rezultat i klimës mjaft të ashpër ku temperaturat minimale arrijnë deri -40°C.
Arktiku nuk ka vendbanime të përhershme, mirëpo në disa ujëdhesa jugore janë ndërtuar baza ushtarake dhe komplekse për hulumtime shkencore. Shtetet që kanë dalje në ujërat e arktikut zotërojnë edhe pjesët e tij deri te poli i veriut duke ndjekur meridianet.

Antarktiku shtrihet midis Polit të Jugut dhe Rrethit Polar të tij, dhe ndryshe njihet edhe si kontinenti i bardhë. Për dallim nga Arktiku, ky është kontinent dhe ka një sipërfaqe prej 13.7 mmilion km², dhe pjesa më e madhe e këtij kontinenti është e mbuluar me borë dhe akull të përhershëm dhe ndryshe njihet si ‘’kontinenti i akullit’’. 
Përreth këtij kontinenti gjendet Oqeani i Jugut që ka një sipërfaqe prej 21.9 milion km², dhe shtrihet nga brigjet e Antarktikut deri te rrethi Polar. Hulumtuesi norvegjez Amundseni është i pari që shkeli në Antarktik në vitin 1911. Në pjesën ë brendëshmë të kontinentit ka disa vende pa akull, por të rrethuar me akull dhe të mbushura me ujë.
Antarktiku ka klimën më të ftohtë në planet, ngase këru janë regjistruar temperaturat më të ulëta në planet (-88°C) prandaj quhet edhe ‘’Poli i Ftohtësisë’’. Ky kontinent nuk ka vendbanime të përhershme por vetëm komplekse shkencore dhe hulumtuese të shumë vendeve.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates