Pages

Wednesday, October 19, 2016

Dukuria optike -Ylberi


Ylberi është një prej dukurive optike mjaft interesante në atmosferë. Atë e shohim në formë harku që ka shtatë ngjyra të spektrit të dritës (të kuqë, portokalli, të verdhë, të gjelbër, të kaltër, të kaltër të mbyllët dhe vjollcë.
Ylberi formohet kur drita e diellit e cula bie në sipërfaqen e pikëzave të shiut dhe depërton brenda këtyre pikëzave, ato thehen dhe shpërndahen në formë të alakes në pjesë përbërëse. Duke arritur në murin e brenshëm të pikëzës, të gjitha rrezet kthehen nga ajo si prej pasqyrës dhe dalin prej pikëzës ku prap thehen. Pra, në pikëzat e shiut në të njëjtën kohë zhvilloen tri procese: thyerja e rrezeve, kthyerja dhe shpërndarja në pjesë përbërëse të spektrit.


Rrezet e diellit në të njejtën kohë thehen nga një numër i madh i pikëzave të shiut, e prej tyre dalin nën këndë të ndryshme dhe prej çdo pikëze në syrin e njeriut mund të bjerë vetëm rrezja e spektrit të ngjyrës së caktuar. Nga pikëza e dytë ne shohim dritën e ngjyrës tjetër, nga pikëza e tretë nbjyrën tjetër e kështu me radhë.
Qendra e harkut të diellit është gjithmoë e kthyer në anen e kundërt nga dielli. Ylberin zakonisht e shohim në këndin 42° 30‘, dhe se është më nuancë të hapur apo të mbyllur kjo varet nga sasia e pikëzave të shiut në atmosferë si dhe madhësia e tyre.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates