Pages

Thursday, December 1, 2016

Dëbora



Dëbora (ose bora) është reshje atmosferike në formë kristalesh uji të ngrirë që bien në tokë në trajtë flokësh të bardha dëbore.


Dëbora formohet kur avujt e ujit që gjenden në shtresat e larta të atmosferes (ajrit) në një temperaturë nën 0 °C ngrin dhe bie në tokë kur temperatura e sipërfaqes është më e vogël se 2 °C dhe, në shtresat e ndërmjetme nuk gjenden temperatura më të larta se 0 °C, përndryshe dëbora shkrihet dhe bëhet llohë ose shi. Dëbora bie zakonisht në stinën e dimri por, ka raste të rralla që bie edhe në stinë të tjera.

Tuesday, November 29, 2016

Çfarë janë gjeoshkencëtarët?



Gjeoshkencëtarët, ndjekin shtigje për kërkimin dhe zbulimin e zgjidhjeve për disa nga problemet më sfiduese të shoqërisë. Të parashikojnë sjelljen e sistemeve të Tokës dhe universit. Të gjejnë furnizime të mjaftueshme të burimeve natyrore të tilla si uji, nafta dhe metalet. Të ruajnë tokën dhe të mbajnë prodhueshmërinë agrikulturore.

Të zhvillojnë burimet natyrore në mënyrën që të mbrojnë mjedisin. Të ruajnë cilësinë e furnizimeve ujore. Të zvogëlojnë vuajtjet njerëzore dhe humbjen e pronave nga rreziqet natyrore, të tilla si shpërthimet vullkanike, tërmetet, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, stuhitë dhe cunamet.

Të përcaktojnë mënyrat e kontrollit mbi mjediset natyrore dhe vendbanimet dhe të parashikojnë ndikimin e veprimtarisë njerëzore mbi to. Të përcaktojnë ekuilibrin ndërmjet kërkesave të shoqërisë për burimet natyrore dhe nevojave për të mbajtur ekosisteme të shëndetshme. Të mirëkuptojnë strukturën klimaterike të përgjithshme.

Çfarë është një Gjeoshkencëtar? Gjeoshkencëtarët janë punonjës shërbimi ose kujdestarë të burimeve natyrore botërore dhe mjedisit.
Ata punojnë për të kuptuar proceset natyrore mbi Tokën dhe planetet e tjera. Duke hetuar Tokën, dherat e saj, oqeanet dhe atmosferën; parashikojnë  motin; zhvillojnë plane të përdorimit të terrenit; të shfrytëzimit të planeteve të tjerë dhe sistemit diellor; përcaktojnë ndikimet mjedisore; dhe gjejnë burime të reja të materialeve të dobishme Tokësore e që janë vetëm pak nga mënyrat se si gjeoshkencëtarët kontribuojnë për të kuptuar proceset dhe historinë e Tokës.

Gjeoshkencëtarët japin informacion për të zgjidhur problemet  dhe për të përforcuar shërbimet shtetërore për menaxhimin e burimeve, mbrojtjen e mjedisit dhe shendetin publik, sigurinë dhe mirëqënien.
Gjeoshkencëtarët janë kuriozë mbi Tokën dhe sistemin diellor. A ka jetë në planetet e tjera? Në ç’mënyrë kanë ndryshuar ata? Çfarë efektesh do të  ketë ndikimi i akullnajave mbi oqeanet dhe klimën? Çfarë e bën një kontinent të lëvizë, një mal që të formohet dhe një vullkan të shpërthejë? Çfarë i bëri dinosaurët të zhduken?c

Gjeoshkencëtarët përqëndrohen mbi Tokën. Çfarë e bën klimën e botës të ndryshojë? Si punon sistemi i Tokës? Si dhe ku duhet të sistemohen mbetjet industriale? Si mundet që të kënaqen kërkesat në rritje të shoqërisë për ujëra dhe energji ndërsa duhet të konservojmë burimet natyrore për gjeneratat e ardhshme? Ne se popullsia e botës rritet a mundemi ne të rritim mjaft ushqimin dhe fijet sintetike për ta mbajtur atë?

Toka është një laborator natyror i mbushur me mundësi për të vrojtuar proceset në veprim e sipër. Duke përdorur njohuritë e tyre mbi forcat dhe faktorët që i kanë dhënë formën Tokës, gjeoshkencëtarët përpiqen të rindërtojnë të kaluarën dhe të paraprijnë të ardhmen.

Çfarë bëjnë gjeoshkencëtarët?

Gjeoshkencëtarët mbledhin dhe interpretojnë të dhënat për Botën dhe planetet e tjerë. Ata përdorin  dijet e tyre për të ritur kuptimin  tonë për proceset në Tokë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës njerëzore. Puna dhe hapat e karierës së tyre, ndryshojnë gjerësisht sepse gjeoshkencat janë gjithashtu të gjëra dhe gjithfarësh. Fondacioni Kombëtar Shkencor, e konsideron gjeologjinë, gjeofizikën, hidrologjinë, oqeanografinë, shkencën e marinës, shkencën atmosferike, shkencën planetare, meteorologjinë, shkencën mjedisore, dhe shkencën e dherave si disiplina madhore të gjeoshkencave.

Lista e mëposhtëme, jep një pamje të shpejtë të asaj se çfarë bëjnë gjeoshkencëtarët me këto disiplina dhe një numër nëndisiplinash: Shkencëtarët e atmosferës, studiojnë proçeset e motit; dinamikën botërore të klimës; rezatimin diellor dhe efektet e tij; rolin e kimisë së atmosferës në shterrimin e ozonit, ndryshimin e klimës dhe ndotjen.

Gjeologët ekonomikë, kërkojnë dhe zhvillojnë burimet metalore dhe jometalore dhe dherave; ata studjojnë depozitimet minerale dhe gjejnë mënyra të sigurta mjedisore për të sistemuar mbetjet materiale nga veprimtaria e minierave.

Gjeologët inxhinierikë, përdorin të dhënat gjeologjike, teknikat dhe studimet fillestare të shkëmbinjve, dherave sipërfaqorë dhe ujërave të tokës; ata hetojnë faktorët gjeologjikë që ndikojnë mbi struktura të tilla si urat, ndërtesat, aeroportet dhe molot.

Gjeologët e mjedisit, studiojnë ndërveprimin ndërmjet gjeosferës, hidrosferës, atmosferës dhe aktivitetit njerëzor. Ata punojnë për të zgjidhur problemet që shoqërohen me ndotjen, menaxhimin e mbeturinave, urbanizimin dhe rreziqet natyrore të tilla si përmbytjet dhe errozioni.

Gjeokimistët, përdorin kiminë fizike dhe inorganike, për të hetuar natyrën dhe shpërndarjen e elementëve madhorë dhe gjurmëve të tyre në ujërat tokësorë dhe materialet e Tokës; ata përdorin kiminë organike për të studiuar përbërjen e grumbullimeve të lëndëve fosile (të qymyrit, të naftës dhe të gazit).

Gjeokronologët, përdorin masën e zbërthimit të disa elementëve radioaktivë në shkëmbinj për të përcaktuar moshën e tyre dhe intervalin kohor të ngjarjeve në historinë e Tokës.

Gjeologët, studiojnë materialet, proceset, produktet, natyrën fizike dhe historinë e Tokës. Gjeomorfologët, studiojnë kufijtë Tokësorë dhe pamjet në marëdhënie me proceset gjeologjike dhe klimatike dhe aktivitetin human që formon ato. Gjeofizikët, përdorin parimet fizike për të studiuar brendinë e Tokës dhe të hetojnë manjetizmin, elektricitetin dhe fushën gravimetrike të saj.

Gjeologët e akullnajave, studiojnë vetitë fizike dhe lëvizjen e akullnajave dhe trashësive ishullore.

Hidrogjeologët, studiojnë ndodhjen, lëvizjen, pasurinë, shpërndarjen dhe cilësinë e ujërave nëntokësorë dhe aspektet gjeologjike lidhur me to, të ujërave sipërfaqorë. Hidrologët, merren me ujërat që nga momenti i formimit të tyre deri sa ato avullojnë në atmosferë ose sa shkarkohen në oqean; për shëmbull, ata studiojnë sistemet lumore për të parashikuar ndikimin në përmbytjet
Gjeologët detarë, hetojnë fundin e oqeaneve dhe kufijtë oqean-kontinent; ata studiojnë basenet oqeanikë, shelfet kontinentalë dhe mjediset bregore mbi kufijtë e kontinenteve.

Meteorologët, studiojnë atmosferën dhe fenomenet atmosferike, duke përfshirë motin.

Mineralogët, studiojnë formimin e mineraleve, përbërjen dhe vetitë e tyre.

Oqeanografët, hetojnë dinamikën fizike, kimike, biologjike dhe gjeologjike të oqeaneve.

Paleoekologjistët, studiojnë funksionin dhe shpërndarjen e organizmave të hershme dhe marrëdhëniet e tyre me mjedisin e jetës.

Paleontologët, studiojnë fosilet për të kuptuar format e jetës së kaluar dhe ndryshimin e saj gjatë kohës për të rindërtuar mjediset e kaluara.

Gjeologët e naftës, përfshihen në kërkimin për prodhim të burimeve të naftës dhe gazit natyror.

Petrologët, përcaktojnë origjinën dhe historinë natyrore të shkëmbinjve duke analizuar përbërjen minerale dhe marrëdhëniet e kokrrizave.

Gjeologët planetarë, studiojnë planetet dhe hënat e tyre me qëllim që të kuptojnë historinë e zhvillimit të sistemit diellor.

Sedimentologët, studiojnë natyrën, origjinën, shpërndarjen dhe ndryshimin e sedimenteve të tilla si rëra, alevriti dhe llumi. Nafta, gazi, qymyri dhe shumë grumbullime minerale, ndodhen në të tilla sedimente.

Sizmologët, studiojnë tërmetet dhe analizojnë cilësitë e valëve të tërmeteve për të interpretuar strukturën e Tokës.

Shkencëtarët e dherave, studiojnë dherat dhe cilësitë e tyre për të mbështetur prodhimin agrokulturor, për të evidentuar dhe përmirësuar dherat e ndotur.

Stratigrafët, hetojnë marrëdhëniet kohë dhe hapësirë të shkëmbinjve, në një shkallë lokale, rajonale dhe botërore përmes kohës gjeologjike dhe veçanërisht fosileve dhe përmbajtjes minerale të shtresave shkëmbore.

Gjeologët strukturorë, analizojnë forcat që veprojnë mbi Tokën duke studiuar fenomenet për të kuptuar  rreziqet natyrore dhe për të parashikuar shpërthimet.

Ku punojnë Gjeoshkencëtarët?
Gjeoshkencëtarët mund të gjejnë mostra nga fundi i oqeanit ose shqyrtojnë mostra shkëmbinjsh nga Hëna ose Marsi. Por puna e shumicës së gjeoshkencëtarëve, më e shumta, është “poshtë në Tokë”. Ata, punojnë si për të kërkuar për minerale të rinj dhe burime hidrokarburësh, ashtu edhe si konsulentë të problemeve mjedisore, kërkues, mësues, shkrimtarë, botues dhe kuratorë muzeumesh si edhe në shumë pozicione të tjera të ndryshme. Ata, shpesh e ndajnë kohën e tyre duke punuar në fushë, në laborator dhe në zyrë.
Puna fushore, zakonisht bëhet duke vrojtuar, kërkuar në nëntokë me shpime ose duke përdorur mjetet e gjeofizikës, duke grumbulluar mostra dhe duke bërë matje që më tej, do të analizohen në laborator. Për shëmbull, mostrat e shkëmbit mund të rezatohen me rreze X, të studjohen nën një mikroskop elektronik dhe të analizohen për të përcaktuar cilësitë fizike dhe kimike. Gjeoshkencëtarët, mundet gjithashtu të bëjnë eksperimente ose të projektojnë modele kompjuterike për të provuar teoritë mbi fenomenet dhe proceset gjeologjike.

Në zyrë, ata bashkërendojnë të dhënat fushore dhe laboratorike dhe përgatisin raporte dhe prezantime që përfshijnë harta e diagrama e që ilustrojnë rezultatet e studimeve të tyre. Të tilla harta, mund të piketojnë ndodhjen e mundshme të mineraleve, të qymyrit, të naftës, të gazit natyror, burimeve ujore ose të tregojnë kushtet nëntokësore ose rreziqet që mund të prekin vëndet e ndërtimt ose përdorimin e vëndit.

Puna dhe paga.
Punësimi në gjeoshkenca, si në çdo profesion, varion me klimën ekonomike të vendit. Në kuadrin afatgjatë është me  përfitim në këtë kohë. Energjia për banesat, burimet minerale dhe të ujit dhe shtimi i problemeve të mjedisit dhe reziqeve natyrore, janë sfida të reja për gjeoshkencëtarët.

Në përputhje me të dhënat e Fondacionit Kombëtar të Shkencës, rreth 125 mijë gjeoshkencëtarë punojnë në Shtetet e Bashkuara. Shumë gjeoshkencëtarë janë punësuar nga industritë që lidhen me naftën dhe gazin, minierat dhe mineralet por edhe burimet ujore. Shumë gjeoshkencëtarë, janë vetëpunësuar si konsulentë gjeologjikë ose punojnë me firmat konsultuese. Shumë gjeologë konsultues kanë një eksperiencë të gjërë në industri, mësimdhënie ose kërkim shkencor.

Gjithashtu, shumë gjeoshkencëtarë punojnë për shtetin federal ose në agjensi shtetërore. Shërbimi Gjeologjik i SHBA (Departamenti i brendshëm), Departamenti i Energjisë, Departamenti i Agrikulturës, Shërbimi Pyjor, Administrata Aeronautike dhe Hapsinore, Administrata Oqeanike dhe Atmosferike, Inxhinierët e Trupave Ushtarake të SHBA, shërbimet gjeologjike shtetërore dhe departamentet e mjedisit dhe burimeve, të gjithë punësojnë gjeoshkencëtarë.

Niveli i pagave, varion nga punonjësi në punonjës në varësi të hapave të karierës, vëndit, kualifikimit të gjeoshkencëtarit dhe natyrisht të ekonomisë. Në përputhje me të dhënat e Zyrës së Statistikave të Punës (BLS), punësimet në gjeoshkenca, pritet të rriten me 22 përqind midis viteve 2006-2016. Kjo, është një rritje më e shpejtë në punësim se mesatarja për të gjitha punësimet. Gjeoshkencëtarët me gradën e Masterit, pritet që të kenë shanset e punësimit  më të larta nga të gjithë  gjeoshkencëtarët me grada.

Vlerësimet e pagave të bëra nga BLS për vitin 2007, tregojnë që mesatarja vjetore e pagës për gjeoshkencëtarët ishte 84,100 $. Gjeoshkencëtarët në industrinë e naftës dhe minierave përfitojnë pagat më të larta (93,820 $ -137,510 $) dhe ata në administratën shtetërore marrin më pak (55,390$). Gjeoshkencëtarët e fakulteteve, përfitojnë një pagë mesatare vjetore prej 69,150 $ në vitin 2007. Përveç kësaj, në përputhje me  Shoqatën Kombëtare të Kolegjeve dhe Punonjësve, paga mesatare e fillimit për graduatët e kolegjeve me gradën e baçelorit, kanë qënë 40,786 $ në vitin 2007.

I  interesuar?
Një interes i fortë në shkenca dhe një edukim i mirë, janë elementët më të rëndësishëm për t’u bërë një shkencëtar. Gjeoshkencat, mbështeten mbi biologjinë, kiminë, matematikën, fizikën dhe inxhinierinë. Kurset e shkollave të larta, lidhen me këto subjekte plus një kurs në gjeologji ose shkenca-toke, ose një kurikulum në shkencat e integruara, do t’u  ndihmojnë ju për t’u përgatitur për kolegjin. Gjithashtu, merrni njohuri të thelluara në Anglisht nga që gjeoshkencëtarët e kanë të nevojshme të jenë të aftë të shkruajnë dhe të flasin qartësisht.

Për zgjedhjen e një kolegji apo universiteti, shih listën e kurseve për departamentet e gjeologjisë, gjeoshkencave, shkencën e sistemeve të tokës ose shkencat mjedisore për të identifikuar programet që i përshtaten interesit tuaj. Si në çdo profesion,  aplikantët me kualifikimin më të lartë, marrin edhe punët më të mira. Shumë pozicione profesionale në gjeoshkenca, kërkojnë një gradë masteri. Një Ph.D nevoitet për avancimin e mësimeve në kolegje dhe për pozicionet e niveleve më të larta të kërkimeve.

Përktheu GJ.F.

UNAZAT E SATURNIT



Kjo pikepamje e marre nga anija Cassini e NASA-s tregon disa struktura te mrekullueshme te shfaqura ne detaje te unazave te Saturnit.
Unazat jane te perbera nga shume unaza me te vogla te mbledhura se bashku, kur shihen nga nje distance. Por kur fotografohen nga afer, strukturat unazore “shfaqet me mjaft variacion. Shkencetaret po depatojne per tiparet e kytere unazave – nese ata jane shfaqur gjithmone ne kete menyre ose ne qofte se pamja e tyre ka evoluar me kalimin e kohes.
Kjo pikepamje duket e drejt ne anen e ndriçuar nga dielli te unazave prej rreth 4 grade mbi aeroplanin unazor. Imazhi eshte marre ne driten e dukshme me kameran me kend te gjere te anijes Cassini me 24 shtator, 2016.
Pamja ishte fituar ne nje distance prej rreth 283.000 milje (456,000 kilometra) nga Saturni ose faza,kendore prej 32 gradesh. Shkalla e imazhit eshte 17 milje (27 kilometra) ne pixel.
Image Credit: NASA/JPL-Caltech/Space Science Institute
Jet Propulsion Laboratory

Përkthyer nga: astroalbastronomy 

18 qershor 1983, Sally Ride



Me 18 qershor 1983, Sally Ride u be gruaja e pare amerikane te fluturonte ne hapesire kur anija kozmike Challenger u nis ne misionin STS-7 nga Pad 39A ne Qendren Hapesinore Kenedi te NASA’s.Ekuipazhi i STS-7  perbehej nga astronauti Robert Crippen, komandant i misionit, i cili kishte bere edhte dy udhetime te tjera me pare me anije kozmike; Frederick H. Hauck, pilot; dhe tre specialistet e misionit – Ride, John M. Fabian dhe Norman E. Thagard.


Kjo pikepamje me kend te larte e nisjes se anijes, duke treguar nje shtrirje te gjate te bregdetit te Floridas mbi Atlantik dhe nje numer grumbujsh te medhenj te reve, eshte fotografuar me nje aparat fotografik 70mm nga astronauti John W. Young, i cili po pilotonte nje avion trajnues per monitorimi e motit kur anija kozmike po leshohej.

Image Credit: NASA

NASA History, Shuttle Challenger,Space Shuttle.

Përkthyer nga: astroalbastronomy

Aktiviteti diellor



Këtë jave dielli ka shenuar nivelin me te ulet te aktivitetit diellor qe nga viti 2011 (me 14-18 nentor 2016) dhe gradualisht po marshon drejt minimumit diellor. Ky aktivitet zakonisht matet me numerimin e njollave dhe gjate disa diteve te fundit, dielli ka qene pothuajse panjolla. Dielli ka nje cikel qe shtrihet gjate nje periudhe 11-vjecare. Kulmi i fundit i aktivitetit ishte ne fillim te vitit 2014. Ne kete moment , numri i njollave ka pesuar renie nga cfare pritej, edhe pse niveli minimal diellor nuk duhet te ndodhe deri ne vitin 2021. Nuk ka dyshim se gjithnje e me shume njollat e medha diellore ne menyre te pashmangshme do te shfaqen, por ne vetem duhet te presim e ti shohim.

Video

Spotless_Nov_big.mp4   – mp4Spotless_Nov_sm.mp4   – mp4

Burimi:http://go.nasa.gov/2gCUgKy

Perditesimi per here te fundit 29 nentor,2016.

Tags:Dielli,SDO-Observatori Dinamik Diellor,Sistemi Diellor.

Sunday, November 20, 2016

Njeriu ne hene.



  1. Fluturimi per ne Hene sateitin ton te vetem, ka nje histori te mbushur me perpjekje, deshtime dhe humbje ne jete njerezore dhe ka lene gjurme ne historine e fluturimeve kozmike. Perpjekja e pare qe mund te quhet si ajo e Apollo 1 deshtoi pa arritur te kaloje orbiten e tokes dhe e astronautet Virgil Grissom, Edward White, Roger Chaffee humben jeten e tyre ne 21 Shkurt te vitit 1967. Mbas ketij deshtimi u ndertuan edhe 6 anije te tjera kozmike respektivisht Apollo 2-Apollo 6 te cilat te gjitha bene fluturime te shkurtra rreth orbites se tokes ne forme testimi per hapin e passhem me te madh, ate te zbritjes ne hene. Do te ishte Apollo 8 anija e pare kozmike qe do te afrohej ne siperfaqen e Henes dhe do ta orbitonte ate per dite te tera duke marre informacione fotografike nga atmosfera dhe siperfaqaja e saj.
  2.  
  3. Hapi perfundimtar do te nderrmerrej ne 20 Korrik te vitit 1969 kur me anijen kozmike Apollo 11, astronauti Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin do te hynin ne histori si te paret qenie njerezore qe shkelen truallin e henes. Qe mbas asaj perpjekje do te beheshin disa fluturime te tjera duke perfshire Apollo 9,10,11,12,13,14,15,16,17 dhe fluturimet per ne hene do te nderpriteshin ne 11 Dhjetor te vitit 1972 me fluturimin e fundit te Apollo 17 dhe uljen e tij ne Hene.
  4.  

  5. Me misionin Apollo 11 u përmbush një ëndërr e moçme e njerëzimit: ulja në Hënë. ishte 20 korrik 1969. Njerëzit në Tokë mbajten frymën. Uljen në Hënë para 42 vjetësh e ndoqën miliona njerez në radio dhe supozohet rreth 500 milionë para televizorit.

Sunday, November 13, 2016

Hëna e plotë më e madhe dhe më e ndritshme pas mëse 70 vite



Këtë hënë astronomët amator dhe të gjithë njerëzit të mahnitur nga pamja e Hënës së plotë do të përjetoijnë një pamje të veçantë: e njohur në popull si Superhëna do të ndodhet në qiell.

Orbitës së Hënës rreth Tokës nuk është një rreth i përsosur. Përkundrazi sateliti natyral përshkruan një elipsë rreth planetit të kaltërt. Si rezultat i kësaj Hëna gjendet njëherë më afër Tokës, në të ashtuquajturin perigje, e njëherë në apogje, posita më e largët e saj nga Toka. Për shkak të distancave të ndryshme në mes rreth 356.400 km dhe 406,700 km, gjithashtu ndryshon madhësia e dukshmëria të Hënës: sa më afër është, aq edhe më e madhe duket ajo.

Të hënën, me14 nëntor 2016 Hëna është në perigje, pra në pikën më të afërt të orbitës së tij eliptike, dhe do të këtë arsye më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht Çfarë ka të veçantë. Hëna e plotë dhe perigje  pothuaj se bien sTë hënën, 14 nëntor 2016 hëna është në perigje, pra në pikën më të afërt të orbitës së tij eliptike, dhe do të këtë arsye pak më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht Çfarë ka të veçantë. Hëna e plotë dhe perigje gati të bjerë së bashku, më konkretisht, është Trabant dy orë e gjysmë para hënës së plotë në perigje në 356,523 km distancë në tokë. Hëna e fundit super, në të cilën kjo distancë është më pak, është parë më 26 janar 1948 bashku, më konkretisht, Hëna do të gjendet dy orë e gjysmë para fazës së plotë në perigje në 356,523 km distancë nga Tokë. Superhëna e fundit, në të cilën kjo distancë ishte më pak të vogël, është parë më 26 janar 1948

A mund ta vrejmi ne ndyshimin e madhësisë së Hënës?

Diametri i Hënës të hënën, kur ai është afër perigjeut t saj, do të jetë 14 përqind më të mëdha dhe sipërfaqja e diskut të dukshme hënor mëse 30 përqind më të mëdha se një Hënë e plotë, kur ajo gjendet në largësinë më të largët nga Toka, në apogje. Një Hënë e plotë në perigje shëndritë pothuaj se një të treta më shumv sesa në apogje. Kjo  nuk do të thotë se syri nuk është i trajnuar për të njohur dallimin e Hënës menjëherë pas lindjes se saj, por vetëm pas perëndimit të Diellit.

Çfarë  është ndikimi i Hënës në perigje?

Sa më e afër është një trup qiellor, aq më i fortë graviteti, forca tërheqëse. Një rast i till është eshe me Hënën. Efektet po ndihen në Tokë sikut se thotë gjeofizikanit  Dr. Frank Sohl nga Instituti për Huluntimet e Planetëve pranë Qendrës Gjermane për Üdhëtime në ajër dhe hapësirë DLR në Berlin: " Gjatë çdo Hënë e plotë dhe e re ka përmbytje, sepse Dielli, Hëna dhe Toka gjenden në një radhë. Të hënën tërhaqja e Hënës do të jetë në fakt më i madh, por efekti është i papërfillshëm. Nxitimi i baticë për shembull vetëm për një përqind- kjo është vetem një ndyshim për pak centimetra".

Abdyl Berisha, Bonn,  13 nëntor 2016

Saturday, November 12, 2016

Karakteristikat neotektonike dhe sizmotektonike te Kosoves

Neotektonikasiq dihetstudion strukturat   rejapasqyrimin e tyre në reliefin e sipërfaqës 
tokës dhe tipet e ndryshme  lëvizjeve tektonike e proceset dinamike  i kushtëzojnë ato.
Ajo studion si lëvizjet e reja tektonike ashtu edhe lëvizjet e sotme kanë prekur e prekin koren e
Tokës.

 periudhën   fundit gjeologjike (etapa neotektoniketerritori i Kosovës është përfshirë nga
procese neotektonike cilat kanë kushtëzuar formimin e një numri njësish morfostrukturore me
tendencë mbizotëruese  ngritje si dhe  zhytje
Ngjarjet e termeteve janë të lidhur me karakteristikat gjeologjike dhe neotektonike të një regjioni të
caktuar. Territori i Kosovës është i prerë nga struktura tektonike longitudinale dhe transverzale të cilat
ndajnë njësitë gjeotektonike.
Sipas të dhënave ekzistuese, sizmike, territori i Dukagjinit përfaqëson pjesën sizmotektonike me
aktive në territorin e Kosovës. 
Veçmas mund të veçohen si me aktive shkëputjet (01, 02, 03, 06) të cilat janë mjaft të shprehura në
morfologji dhe kanë karakter regjional.
Gjatë vlerësimit  veprimtarisë sizmikembi bazen e  dhënat ekzistuese dhe eksplorimin e  përvoja

 realizuar deri tani , karakteristikat seismotektonik  Kosovës janë dhënë prej  dhënat  ofruara

nga statistikat sizmike.

Për përshkrimin e seismicitetit  Kosovës janë përdorur këto çështje  (Elezaj, 2002):

1. Shkeputjet tektonike dhe aktiviteti i tyre sizmotektonik 

2. Zonat e burimeve sizmike. 

3. Kriteti gjeologjik i sizmicitetit  Kosovës . 

Duhet  theksohet, se territoret me  rrezikshme sizmike janë  lidhura me nyje tektonike ku

kryqëzohen shkëputjet tektonike aktive  sistemeve me drejtim  ndryshëm shtrirjeje

 tilla janë nyjet tektonike  Pejë dhe Prizrenku edhe janë gjeneruar dy termete  fuqishme

historikeperkatesisht tërmetet e viteve 1662 dhe 1456. 

Aktiviteti historik sizmik

1Tërmeti i Prizrenit, 16 Qershor 1456 (MS=6.0; 42.200oN, 20.700oE) me intensitet  epiqendër VIII ballë (Sulstarova et al., 2005), 

2. Tërmeti i Pejës, 11 Nëntor 1662 (M=6.0; 42.700oN; 20.300oE) me intensitet  epiqendër VIII ballë (Sulstarova et al., 2005; Papazachos et al., 2000), 

3. Tërmeti i Ferizajt, 26 Shkurt 1755 (M=6.1; 42.500oN; 21.900oE) me intensitet  epiqendër IX ballë (Elezaj, 2002), 
4. Tërmeti i Ferizaj-Vitisë, 10 Gusht 1921 (M=6.1; 42.300oN; 21.300oE) me intensitet  epiqendër IX ballë (Elezaj, 2002), 

5. Tërmeti i Kopaonikut, 18 Maj 1980 (M=5.7; 43.307oN; 20.867oE) me intensitet  epiqendër VIII ballë (Harvard University, 1980; Elezaj, 2002), 

6. Tërmeti i Gjilanit, 24 Prill 2002 (M=5.7; 42.440°E, 21.590°N), me intensitet  epiqendër 8 ballë (ISC 2002, Elezaj 2002) 

7. Tërmeti i Istogut, 10 Mars 2010 (M=5.2; 42.76344N; 20.62811E) me intensitet  epiqendër VII ballë (ISK Nazmi HasiShemsi Mustafa), 

8. Tërmeti , 11 Tetor 2010, me intensitet  epiqendër 4.5 ballë RihterEpiqendra 32 km  verperëndim  Kumanovës.

9. Tërmeti Vushtrri, 18 Nentor 2013, me intensitet  epiqendër 4.7 ballë RihterEpiqendra mes fshatrave Vesekofc e Bozhlan  komunës  Vushtrrisë. 

10. Tërmeti Istog, Peje 21 Janar 2015, me intensitet  epiqendër 4.3 dhe 2.6 ballë Rihter

11. Tërmeti , 05. Shkurt, 2015, me intensitet  epiqendër 4.0 ballë RihterEpiqendra 14 km larg Leposavicit. 


Territori i Kosovës ka disa zona  fuqishme  burimeve sizmikeapo burime seismogjene.

Këto zona  burimeve sizmike  Kosovë kanë gjeneruar   kaluaren dhe mund  gjenerojnë 

edhe   ardhmen tërmete  forta


Varësisht nga qëllimi i hulumtimeveduhet pasur parasysh këta parametra: 

1Magnituda e Termetit

2. Intensiteti MSK-64 ose EMS-98; 

3. Nxitimi maksimal i truallit.
 

Studimi i aktivitetit neotektonik  Kosovës është i lidhur ngusht me njohjen e strukturës  hershme 

gjeologjikepër  zbuluar lidhjet  mes  lëvizjeve  hershme tektonike me lëvizjet neotektonike.



Karakteristikat Sizmike  Kosovës
Harta e strukturave tektonike të Kosovës


Zonat Sizmogjene

(1) Ferizaj – Viti – Kacanik (Mmax=6.2);
(2) Prishtina (Mmax=3.8);
(3) Skënderaj (Mmax=4.5);
(4) Pejë (Mmax=5.1);
(5) Gjakovë – Rahovec (Mmax=5.3); dhe,
(6) Prizren – Dragash (Mmax=6.1).
Harta Sizmotektonike e Kosovës

Modeli i burimeve sizmike


Seismotectonic Settings of Kosova-Z.Elezaj

 
Blogger Templates