Pages

Friday, November 11, 2016

ARKIPELAGU I ADRIATIKUT


Në pjesën lindore të Adriatikut, përkatësisht afër brigjeve kroate gjendet një numër i madh ujëdhesash me madhësi të ndryshmme. Si pasojë e ndryshimeve të shumta dhe kalimit të shumë perandorive e mbretërive gjatë historisë mbi këto treva, atëher edhe këto ujëdhesa kanë qenë pjesë e shummmë shteteve. Në ditët e sotme këto jëdhesa i takojnë në tërësi shtetit të Kroacisë.
Arkipeagu përfshinë gjithsej 79 ujëdhesa me sipërfaqe prej 3,195 km², pastaj numër të madh ujëdhesash shumë të vogla që gjithsej janë 525 me 62 km², si dhe si dhe 642 shkëmbinj me 1.4 km². Tërë kjo hapsirë përfshinë një sipërfaqe prej 3,259 km².
Prej 79 ujëdhesave më të mëdhat janë Kres me 405.7 km², Kërk 405.2 km², Braq 395 km², Hvar 297km² , Pag 284 km². Pastaj ujëdhesa tjera si Korqulla, Dugi Otoku, Rabi, Vis, Mlijet, Pasman, Sollta etj. Si më të voglat janë Smokvica, Planik, Katina me nga 1 km².
Prej këtyre ujëdhesave 45 janë të banuara, dhe banueshmëria e tyre nuk është e lidhur me madhësinë por me aspektin gjeografik. Me numrin më të madh të banorve janë: Kërk me 17 mijë, Korqula 16 mijë, Braq 14 mijë, Hvar 11 mijë, Rab 9 mijë banorë etj. Kurse me numrin më të vogël të banorëve janë Kornat 7 banorë, Vele Srakne 8, Bishev 19, Rivanj 22, Zverinac 48 banorë etj.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates