Pages

Sunday, October 30, 2016

5 LUMENJT MË TË GJATË NË BOTË


Ekzistojnë shënime të ndryshme rreth asaj se cilët janë lumenjtë më të gjatë në botë. Në disa shenime shohim renditje tjetër në disa një renditje tjetër. Ne do të paraqesim në vazhdim një version ku radhiten 5 lumenjtë më të gjatë në botë.

5 Jenisej konsiderohet në mesin e 5 lumenjve më të gjatë në botë që ka një gjatësi prej 5540 km dhe tërë gjatësia e tij rrjedhë nëpër Rusi. Lumi i takon pellgut të Oqeanit të Ngrirë të veriut.

4 Jankce është lumi që radhitet i katërti për nga gjatësia në botë me gjatësi të rrjedhjes 6300 km. Ky lum buron në Himalaje dhe derdhet në detin e Kinës Lindore dhe rrjedhja e tij është lindje perëndim.

3 Nil në shum burime konsiderohet si lumi më i gjatë në botë, mirëpo në disa shënime tjera e hasim në vendin e tretë me 6853 km gjatësi. Ky lum buron në Liqenin Viktoria dhe derdhet në detin Mesdhe. Njëherit është lumi që kalon në më shumë shtete.

2 Misisipi-Misuri bëjnë rrjedhjen e dytë më të gjatë në botë me 6970 km. Rrjedhin në drejtim veri jug nëpër fushën qëndrore të SHBA-ve dhe derdhet në Gjirin e Meksikës.

1 Amazoni është lumi më i gjatë në botë me gjatësi 6992 km. Ai buron në Andet peruane dhe derdhet në oqeanin Atlantik dhe ka shtrirje lindje-perëndim. Lumi në pjesën më të madhe të tij rrjedhë nëpër fushën që ka marr emrin e tij.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates