Friday, November 4, 2016
PARISI
Parisi është kryeqyteti i Francës i cili është i vendosur në pjesën qëndrore të bazenit të Parisit dhe është në fokusin e Evropës Perëndimore ku gërshetohen rrugët e ultësirës Gjermane, ishujve të Britanisë së Madhe, të luginës së Danubit dhe të Meditaranit.
Në Paris lumi Sena merr degët e veta Marnen dhe Oazën që këtij qyteti i japin pozitë të mirë gjeografikedhe pamje të bukur. Ky qyteti fillimisht është ngritur në ishullin e Senës Il de Cite ku më vonë gradualish është shumë jashtë ujëdhesës . Vetëm qyteti i Parisit ka 2,2 milionë banorë, kurse Konurbacioni i tij ku përfshihen edhe qytete tjera të lidhura në mes veti ka mbi 12 milionë banorë, dhe njëherit i vetmi qytet francez që ka popullsi milionshe.
Në Il de Cite gjendet katedralja Notre Dame, në të djathtë të saj janë: Pallati mbretëror, selia e peshkopëve dhe kleri i lartë. Në bregun e majt të Senës janë të lokalizuar zejtarët, tregtarët, bankierët dhe Universiteti i Sorbonës ( i themeluar në vitin 1265). Pjesa reprezentuese zgjerohet në bregun e majtë, ku gjendet Kulla e Ajfelit e cila është ndërtuar në vitin 1889, e cila është 300 m e lartë.
Nëpër rrugët e Parisit qarkullojnë 2 milionë vetura në ditë, 3,5 milionë udhëtar në ditë udhëtojnë me metro, 2,7 milionë me autobusë dhe 350 mijë me hekurudha normale. Parisi është një prej qendrave më të mëdha botërore të transportit, financiare, e artit, e kulturës, e shkencës, e turizmit, qendër politike, administrative, tregtare, industrial etj. Me 14,9 milionë vizitorë në vitin 2014 ishte qyteti i katërt në botë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment