Pages

Friday, November 4, 2016

Galaksia shkëlqyse



Teleskopi hapësinor i NASA-s WISE, ka zbuluar galaktikën më të shndrishme, me ngjyra të ndezura me furinë e më shumë se 300 trilionë diejve. Fotonet nga galaktika WISE J224607.57-052635.0 kanë udhëtuar 12.5 miliardë vjet për të na sjellë mesazhin e tyre, duke na furnizuar me një imazh të universit në një të dhjetën e moshës së tij aktuale.

Galaktika është aq e ndritshme sa që ajo të vret vështrimin. Por efekti nuk është për shkak dritës së yjeve. Përkundrazi, shkëlqimi i dritës i atribuohet një vrimë e zezë aq masive, sa që ajo e trondit të kuptuarit tonë mbi fizikën. Është një surprizë e plotë, që universi i hershëm mund të ushqejë një objekt kozmik kaq të “shëndoshë’. Vrimat e zeza janë të kufizuara në ushqyerjen e tyre, dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme për kaq shumë për të spirale në stomakun e saj.

Kjo vrimë e zezë ka lindur e madhe, ose ka tejkaluar disa herë kufirin e të ushqyerit, për të ketë arritur masën e saj të jashtëzakonshme. Sido që të jetë, kjo pangopësi e ngop veten në pikën e vjelljes. E vjella e saj shumë energjike shkarkohet në fshikëzën e pluhurit përreth, duke prodhuar aureolën e saj verbuese.

Kështu ky imazh befasues, është rezultat i një ‘vjellje’ të dhunshme të një vrime të zezë. Por ajo nuk është vetmja në madhështinë e saj. Përmes një survejimi me rreze infra të kuqe, WISE ka zbuluar një pjesë të vogël galaktikave të tjera super të shndritshme, drita e dukshme të cilave pengohet nga hapësira e zënë nga pluhuri kozmik.
 

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates