Pages

Friday, November 4, 2016

KOMETA


Kometat janë trupa qiellorë të ftohtë, me madhësi, ndriçim dhe formë të ndryshme. Deri tani janë regjitruar rreth 2000 kometa, ndërsa janë studiuar rreth 600 sosh. Kometat shumë herët e kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve ku paraqitja e tyre kryesisht është parë si parashenjë e fatkeqësisë. Kometat e sistemit Diellor rrotullohen rreth diellit nëpër rrugë elipsoide tepër të zgjatur. Periudha e rrotullimit të tyre rreth diellit është e ndryshme: prej disa vite deri në një miliardë. 
Kometa përbëhet prej tri pjesëve kryesore: Bërthamës, flokanjës dhe bishtit. Bërthama dhe flokanja bashkë formojnë kokën e kometës e cila mund të jetë me diametër prej 10 000 deri 50 000 km. Bërthama përbëhet prej copash të imëta e të ngurta të gazrave të ngrira të cilat nën ndikimin e ngrohtësisë së Diellit lirohen dhe formojnë mbështjellësin e saj mjegullor që quhet flokanjë. Meqë copat ndeshen mes veti ato shëndrrohen në pluhur. Në to vepron forca centrifugal e drejtuar kah dielli. Presioni i rrezatimit diellor është më i madh se forca gravituese për thërrmijat shumë të vogla të pluhurit dhe molekulave te gazta nga të cilat përbëhet bishti i kometës. Prandaj këto thërrmija largohen nga bërthama në drejtim të kundërt të diellit duke formuar një vijë që ne nga toka e shohim në formë të bishtit. Kometat kur i afrohen diellit na duken se me vete tërheqin bishtin, kur rrotullohen rrethi tij na duken se po e shtypin anash, ndërsa kur largohen duken skur e shtyjnë bishtin para vetës. 
Bishti i kometës rritet gjatë afrimit te dielli dhe vazdimisht zvogëlohet me largimin nga ai. Bishti mund të ketë gjatësi prej 10 deri 900 milionë km. për shkak të bishtit populli i quan edhe si yje me bisht.

Sa i përket periudhës së paraqitjes së tyre ato ndahen në periudhëshkurta 3 deri 100 vjet, dhe periudhëgjata 100 deri 1 miliardë vjet. Kështu kometa Enkeu paraqitet qdo 3 vite e katër muaj, ndërsa ajo Halei për qdo 75 vjet. 
Kalimi i kometave rreth diellit mund të themi se është i dëmshëm pasi me këtë rast ato humbin një pjesë të masës së tyre dhe kështu pas disa kalimesh kometa zbërthehet në rrëbeshe meteorësh të cilat pastaj vazhdojnë të lëvizin nëpër rrugën e njejtë.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates