Pages

Thursday, November 10, 2016

MARSI - PLANETI I KUQ


Marsi pas Hënës dhe Venerës, është trupi qiellor më i afërt i Tokës. Ky planet emrin e mori sipas perëndisë romake të luftës – Marsit. Ai është planeti i katërt me radhë dhe gjendet pas Tokës. Trajektorja e tij rrotullohet rreth Dielit në distancë mesatare prej 288 milion km.  Nqdo 15-17 Marsi i afrohet Tokës në 55 milion km, ndërsa largësia më e madhe nga Toka është 99 milionë km. Diametri i Marsit është 6 680 km, që në krahasim me Tokën është përgjysmë më i vogël.
Pasi ky panet gjendet më larg Diellit se Toka  revolucioni i tij zgjatë më shumë. Një rrotullim rreth Diellit e bënë për 687 ditë të tokës ose gati sa dy herë revoucioni i Tokës. Duke parë njollat e errëta në Mars është vërtetuar se periudha e rrotullimit rreth bushtit të vet është 24 h, 37’ 23’’ dhe është planeti që për nga kohëzgjatja e rotacionit i ngjanë më së shumti Tokës. Boshti i Marsit është i pjerrët për 23°4' pra gati të përafërt me tokën dhe kjo tregon që edhe në këtë planet bëhet ndërrimi i stinëve të vitit.
Rreth poleve prej fiimit te vjeshtës e deri në filimin e verës paraqiten kësuat e mëdha të bardha me një sipërfaqe prej 10 milionë km², që na përkujtojnë sipërfaqet e borës dhe akullit të përhershëm. Sipas të gjitha gjasave ato përbëhen prej kristaleve të dioksidit të karbonit, që në temperaturat prej -100°C qfare janë në polet e planetit, kalojnë prej gjendjes së gaztë në të ngurtë. Në villim të verës sipërfaqja e kalotës së bardhë në polin e veriut zvogëlohet, ndërsa në polin e veriut rritet.
Atmosfera e tij përbëhet kryesisht nga dioksidi i karbonit e më pak azotit, avullit të ujit dhe gazrave tjera. Atmosfera është shumë e rrallë dhe për këtë arsye shtypja është pëe 160 herë më e dobët se në Tokë. Në sipërfaqen e këtij paneti hasim aty këtu sipërfaqe të kuqe në të bardhë që quhen kontinentet e Marsit dhe pjesë me ngjyrë të murrme në të gjelbër që quhen oqeane.
Marsi ka dy satelitë: Fobos dhe Dejmos. Diametri i Fobosit është 32 km, ndërsa i Dejmosit 18 km. Këta satelitë u zbuluan në vitin 1877 nga astronomi Hall.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates