Saturday, November 12, 2016
PLANETËT
Planetët janë trupa qiellorë të ftohtë, në formë gati sferike që lëvizin rreth yjeve ose rreth Diellit, prej nga kanë marrë emrin ( greqisht: Planetos- endacak). Prej Tokës planetët shihen si trupa qiellorë të ndritshëm por drita e tyre nuk dridhet, sepse ndriqojnë me reflektimin e dritës së Diellit. Toka së bashku me tetë planetët tjerë rrotullohen rreth Diellit në rrug ose trajektore eliptike, stabile dha gati në një rrafsh. Nga të nëntë planetët me sy nga toka shihen vetëm pesë: Merkuri, Afërdita, Marsi, Jupiteri dhe Saturni. Këta planetë njiheshin edhe në lashtësi, kurse më vonë zbulohen edhe Urani më 1781, Neptuni 1846 dhe Plutoni 1930.
Planetët ndahen në të brendshëm (Merkuri, Venera, Toka, Marsi) dhe karakterizohen me dendësi mesatare të madhe, me revoucion të shkurtër, janë pa ose me pak satelitë dhe më afër Diellit. Kurse planetët e jashtëm janë: Jupiteri, Saturni, Urani, dhe Neptuni. Këta dallohen përmasa të mëdha por me dendësi mesatare të vogël, me revolucion të gjatë, të mbështjellur me atmosferë të dendur, kan numër të madh satelitësh dhe gjenden më largë Diellit. Sa më e madhe të jetë fuqia gravituese e planeteve, aq më e dendur është atmosfera e tyre pasi bëhet ruajtja e gazrave. Plutoni nuk është përfshirë në ndarje të planeteve. Pra, ai nuk i takon as planetëve të brendshmë as të jashtëm.
Nga planetët e sistemit Diellor, Jupiteri ka sipërfaqen më të madhe 62.5 mld km², pastaj Saturni 41 mld km², Neptuni 12.9 mld km², Urani 7.9 mld km², Venera 509 milion dhe Merkuri 74 miion km².
Planetët bëjnë dy lloje lëvizjesh. Rreth bushtit të vet që quhet Rotacion dhe rreth Diellti qe quhet Revolucion. Sa i përket zgjatjes së lëvizjeve planetet ndryshojnë, p.sh. revolucionin më të shpejtë e bënë Merkuri pasi gjendet më së afërmi me Diellin për 88 ditë. Ndërsa më ngadal Plutoni i cili një lëvizje rreth Diellit e kryen për 247 vite të Tokës. Edhe lëvizjen rreth bushtit të vet planetët nuk e kryejn për periudhë të njejtë, ku rotacionin më shpejtë e kryen Jupiteri për 9 orë e gjzsmë, kurse me ngadal e kryen Venera për 243 ditë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment