Çdo ditë e më tepër bota po ndryshon me shpejtësi të madhe në të gjitha aspektet., dhe çdo ditë e më tepër po thellohet hendeku në mes të vendeve të zhvilluara dhe atyre të pa zhvilluara. Zakonisht kur flasim për vendet më të varfëra ne botë, mendja na shkon menjëher te vendet afrikane, që njëherit merren edhe si simbol i varfërisë, urisë, skamjes, sëmundjeve. Sipas fondit monetary ndërkombëtar këto janë shtetet me të ardhurat më të ulëta në botë.
Nigeri është në mesin e pesë shteteve më të varfëra në botë. Në këtë gjë kanë ndikuar pushtimi i gjatë kolonial francez, shtimi i lartë natyror, pjesëmarrja e lartë e popullsisë agrare etj. Ai shtrihet në Afrikën Perëndimore dhe të ardhurat për banorë i ka 1077 dollarë për banorë në vit.
Liberia shtrihet në brigjet e atlantikut, përkatësisht në Gjirin e Guinesë dhe shtë shteti i parë i cili fitoi pavarësinë nga kolonialistët. Me gjithë atë ky shtet radhitet në mesin e shteteve më të varfëra në botë me të ardhura prej 875 $/b në vit.
Republika Demokratike e Kongos është njëri ndër shtetet më të mëdha me sipërfaqe dhe numër të banorëve në Afrikë. Gjithashtu është njëri ndër shtetet më të pasura me resurse në Afrikë. Përkundër kësaj kolonia e dikurshme belge rënditet e parafundit në botë me të ardhura prej 767 $për banorë në vit.
Republika Qëndrore e Afrikës shtrihet në qendër të Afrikës dhe është shtet i pazhvilluar agrar por me kushte për zhvillim. Kushtet per zhvillim mbesinpër të ardhmen kurse për momentin është shteti më të ardhurat më të ulëta në botë me vetëm 628 $ për banorë në vit.
No comments:
Post a Comment