Tuesday, November 8, 2016
TUNELET MË TË GJATA NË BOTË
Tunelet janë ndërtuar për shkurtimin dhe lehtësimin e kalimit të hapsirave malore. Sot në botë shumë shtete kanë ndërtuar tunele me gjatësi të ndryshme dhe me përdorime qoftë për nje lloj transporti ose më tepër. Gjthashtu në botë paraqiten edhe tunele nën ujore që kanë bërë të mundur eliminimin e vonesave që paraqiten për transport me anije në distanca të shkurta. Mirëpo cilat janë tunelet më të gjata në botë , do të paraqesim në vazhdim disa prej tyre.
5 Tuneli i ri i Guianit llogritet në mesin e 5 tuneleve më të gjata në botë. Ai gjendet në krahinën Qhingai në Kinë dhe është tunell hekurudhor me gjatësi 32,6 km. Tuneli paraqet dy arterie vajtje-ardhje dhe ndërtimi i tij zgjati 5 vjet. Hapja e tij ishte e mundimshme duke llogaritur punën në haspira të forta malore dhe lartësi mbidetare 3300 m.
4 Tuneli Lotshberg në Zvicërr me gjatësi 34.5 km është një linjë hekurudhore e cila kalon nën Alpet e Bernit duke lidhur më tej Furtingenin dhe Rorin. Punimet përfunduan në viin 2006 kurse u lëshua në pun në vitin 2007.
3 Tuneli nën La Mansh ka gjatësi 50 km i cili lidhë Francën me Britaninë. Është hapur në vitin 1994. Ai kalon nën Kanalin e La Manshit, ku pjesa më e ulët 75 metra thellësi. Nëpër të mund të kalojnë trena me shpejtësi deri 160 km/h.
2 Tuneli Seikan është tuneli i dytë më i gjatë në botë i cili ka gjatësi 53.8 km. tuneli është hapur në vitin 1988 dhe lidhë ujëdhesat Honshu dhe Hokaido në Japoni, pra tunieli në pjesën më të madhe në tij kalon nën ujë në thellësi 100 metra nën nivelin e fundit të detit.
1 Tuneli Gothard në Zvicërr është më i gjati në botë i hapur në vitin 2016 me një gjatësi 57 km. ai kalon nëpër pjesët jugore të shtetit dhe lidhë qytetet Altdolf në very e deri te Bodio e Baika në jug, duke kaluar nën Alpet zvicrrane.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment