Tuesday, November 8, 2016
Hekuri
Hekuri është element kimik. Në trupin e njeriut ai merr pjesë me 0,008 % të masës, dhe gjendet kryesisht në gjak. Sasia e hekurit në gjakun e njeriut do të mjaftonte për një gozhdë. Kjo sasi kur lidhet me oksigjenin merr ngjyrë të kuqe, kjo është arsyeja që gjaku i njeriut të ketë këtë ngjyrë, të përafërt me ngjyrën e ndryshkut (tek hekuri në natyrë). Hekuri është materiali me i përdorshëm ne industri. Ne furrnalta ai përpunohet dhe shndërrohet ne materiale te ndryshme. Hekuri mund te kthehet ne çelik kështu qe i përmirëson vetitë e tij.
perfitimi dhe përpunimi i xeherorit të hekurit është bërë që në vitin 3000 p.e. sonë, në Misir (Egjipti i sotshëm).
Komponimet kimike
Hekuri në natyrë nuk mund të gjendet në gjendje kimike të pastër. Komponimet e hekurit që hasen në natyrë janë xehet apo mineralet të cilat janë okside, karbonate dhe sulfare te hekurit. Xehet më të rëndësishme janë hematiti Fe2O3, magnetiti Fe3O4, sideriti FeCO3, dhe piriti FeS2. Përdoret për shkatërrimin e dëmtueseve te bimëve, ne mjekësi, ne industrinë tekstile.
Vetitë
Hekuri është një metal me shkëlqim të argjendtë dhe shpejt korrodohet sepse reagon ndaj oksigjenit. Përdoret në formë të legurave si çelik kur kombinohet me karbonin por mund të kombinohet me kromin, manganin etj. Ka gjendje agregate te ngurte,ka ngjyre hiri,dhe dendesia e tij eshte 7.874.
Hekuri i pastërt ka karakteristika mekanike të dobëta dhe kosto të lartë prodhimi. Në teknikë e në ndërtim përdoren aliazhet e shumta të hekurit. Rëndësi të madhe kanë aliazhet hekur-karbon, në radhë të parë giza dhe çeliku, të cilat janë aliazhet më të rëndësishme në industri...
Përftimi i hekurit
Hekuri ne industri përftohet kryesisht prej xeherorëve te tije e keto janë -xeheror hekuri(p.sh.hematiti ose magnetit) -koku,si mjet reduktues -guri gëlqeror,si shkrirës -ajri i nxehtë qe vjen nga kauperët ose pzrgjet(kullat).Në fillim bëhet fërgimi i xeherorit me qëllim të oksidimit të sulfureve dhe karbonateve nëse ato gjendente pranishme ne xeherore ,si dhelargimit të lagështirës që gjendet në xeherore Pastaj xeherori transportohet me vagoneta të posatshme deri ne grzkën e furrënaltes pastaj transportohet koku(qymyri) dhe pastaj guri gelqeror dhe permes kaupereve(aparatur e posatshme)hzn ajri dhe i ndihmon djegëjes.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment