Pages

Wednesday, November 9, 2016

SHTETET ME VIJEN MË TË GJATË BREGDETARE

Bregdeti paraqet vijën e kontaktit mes detit dhe tokës. Bregdeti mund të jetë i zhvilluar që paraqitet me shumë ujëdhesa, siujëdhesa, gjire, ngushtica, kepe etj., dhe i pazhvilluar kur është me më pak ujëdhesa, siujëdhesa gjire etj. Përkatësisht matet në bazë të gjatësisë së vijës bregdetare.
Shtetet me gjatësinë më të madhe të vijës bregdetare janë:
1 Kanada është shteti me vijën më të gjatë bregdeatre në botë me 202 080 km gjatësi. Kjo pak shumë arsyetohet me me madhësinë e shtetit e cia është në vendin e dytë. Mirëpo nëse e krahasojmë me shtetet që kanë madhësi të njejtë Kanada ka vijën shumë më të gjatë.

2 Indoneza është shteti i dytë për nga vija bregdetare me 54 712 km përkundër madhësisë së shtetit e cila gjendet në vendin e 14. Këtë ja mundësojnë mbi 18 mijë ujdhesat e saj, ku disa prej tyre janë ujëdhesat më të mëdha në botë.

3 Rusia është e shkëputur dhe gjendet shumë largë nga vendet tjera për nga sipërfaqja me 17 milion km². mirëpo përkundër kësaj ajo gjendet vetëm në vendin e tretë për nga gjatësia e vijës bregdetare me 37 653 km.

4 Filipinet gjenden në vendin e katërtë  me 36 298 km gjatësi të bregdetit përkundër sipërfaqës së vogël. Numri i madh i ujëdhesave ka ndikuar në këtë ku ky vend ka mbi 8200 ujëdhesa.

5 Japonia është shtet i vogël me sipërfaqe nëse i krahasojmë me sumë vende tjera, mirëpo për nga gjatësia bregdetare gjendet e 5ta në botë. Shteti i Japonisë gjendet mbi 6000 ujëdhesa të ciat kanë ndikuar në gjatësinë e vijës bregdetare e cila është 29 751.

6  Australia është shtet kontinent me sipërfaqe mjaft të madhe, përkundër kësaj ajo ka vijë mjaft të shkrutër bregdetare 25 760 km. Bregdeti i saj daohet me numër të vogë të ujëdhesave, gjireve, siujëdhesave etj.

7 Norvegjia dallohet me një bregdet mjaft të zhvilluar me shumë gjire të ngushtë e të gjatë që quhen fiorde. Kjo ka mundësuar që ajo të radhitet në mesin e shteteve me gjatësi më të madhe të bregdetit me 25 148 km.

8 SHBA-të janë shteti i 4 më i madh në botë mirëpo për nga gjatësia e vijës bregdetare gjendet në vendin e tetë. Bregdeti dallohet me numër të vogël ujëdhesave, gjireve etj. gjatësia e bregdetit të saj është 19 924 km.

9 Zelanda e re gjendet në vendin e nëntë  për nga gjatësia e vijës bregdetare me 14 134 km përkundër sipërfaqes së vogël të shtetit prej 270 mijë km² ose e 75ta në botë.

10 Kina është shteti i 10-të për nga gjatësia e bregdetit me 14 500 km gjatësi, edhepse është shteti i tretë më i madh në botë. Bregdeti i saj përfshinë pjesën Lindore dhe Juglindore ku paraqitet një bregdet mjaft i thyer.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates